Ushtria amerikane dhe shqiptare, investim dhe shndërrim total të shkollës së mesme në Mjedë

19 Shtator 2016, 09:30Sociale TEMA

Janë mbi 400 nxënës të shkollës së mesme të bashkuar Mjedë që do të mësojnë në kushte më të mira falë ndihmës ushtarake amerikane dhe shqiptare.

Gjatë dy muajve të verës është zbatuar një projekt i rëndësishëm, një investim amerikan në bashkëpunim me ushtrisë shqiptare, duke ristrukturar ambientet e kësaj shkolle.

Eshtë ndërhyrë kryesisht në izolimin e dritareve dhe vendosjen e dyerve të reja dhe janë ndërtuar terrenet sportive.

Ndërkohë që është lyer plotësisht shkolla, dhe terrenet sportive janë kthyen në terrene komode për nxenësit.

“Falenderojnë FA e SHBA dhe FA shqiptare për punën e realizuar në shkollën tonë”, thotë një nxënëse e kësaj shkolle.

Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar në Mjedë u mundësua nga Garda kombëtare e Nju Xhersit, Garda Kombëtare e Nju Jorkut dhe Forcat e Armatosura shqiptare.

Janë 72 sekonda për të parë e kuptuar punën disajavore të ushtarakëve amerikanë e shqiptarë për shndërrimin e shkollës në Mjedë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje