Është Interi skuadra fituese e Derbit të italisë duke mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Juventusit.
Një fitore me përmbysje për zikaltërit të cilët marrin tre pikë të arta përballë kampionëve të italisë të cilët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.
Një sfidë spektakolare u zhvillua në “San Siro” me interin që arriti të përmbysë rezultatin e krijuar nga Juventusi.
Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, me Lishtainer që shënoi i pari në minutën e 66-të. Por gëzimi i Juventusit nuk zgjati shumë pasi Ikardi barazon gjithcka pas dy minutash.
Goli i fitores për Interin u shënua nga mesfushori Ivan Perisiç pas një asisi perfekt të marrë nga Ikardi, goditi saktë me kokë duke mposhtur Buffonin.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes me Interin që merr një fitore që e ngjit në vendin e gjashtë me 7-pikë të grumbulluara, ndërsa Juventusi renditet në vendin e dytë me 9-pikë. /f.b
Goli i shenuar nga Lishtainer
Goli i shenuar nga Ikardi
Goli i shenuar nga Perisic
NDESHJE FUTBOLLI [KLASIKO]
Ndermjet Ekipeve me te Medha te nje Shteti.
Per Shembull:
REAL – BARCELONA
MILAN – ROMA
INTER – JUVENTUS
etj
NDESHJE FUTBOLLI [DERBI]
Ndermjet Ekipeve qe i perkasin te njejtit Qytet.
Per Shembull:
REAL – ATLETICO
MILAN – INTER
ROMA – LACIO
etj
Meroooooo, shkarkoji nga puna keta shpellare qe i ke futur ne pune si gazetare. Keta as qe e kane idene se çfare do te thote derbi. Ore shpellare nuk quhet Derbi i Italise!
Mero e ke kthyer gazetarine me keq sese PD-ja qe eshte e perbere nga shpellare dhe analfabete.