VIDEO/ Partizani rikthehet tek fitorja, bind ndaj Teutës

18 Shtator 2016, 17:54Sociale TEMA

Pas barazimit të marrë javën e shkuar kundër skuadrës së Vllaznisë, Partizani është rikthyer tek fitorja. Të kuqtë arritën që të merrinin një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në transfertë duke mundur skuadrën e Teutës.

Ekipi i drejtuar nga italiani Soromani fituan me rezultatin e pastër 2-0 duke dominuar totalisht 90-minutat. I pari që zhbolloi rezultatin ishte qëndërmbrojtësi,  Stotiq Atanda, i cili fitoi duelin me mbrojtësit e Teutës duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Goli I dytë erdhi në minutët e 77-të me anë të sulmuesit Ekuban I cili zhbllokhet me fanellën e kuqe duke shënuar golin e tij të parë që pas transferimit tek 15-herë kampionët e vendit.

Pas kësaj fitoreje Partizani renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 7-pikë të grumbullura, dy më pak se Skëndërbeu që është në vendin e parë. Ndërsa Teuta pas kësaj humbjeje e sheh veten në vendin e fundit të tabelës me 1-pikë të grumbulluar.

Sfida e ardhshme do të jetë derbi Partizani-Tirana./f.b

Goli i shenuar nga Atanda

Goli i shenuar nga Ekuban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje