Qeveria ka përcaktuar me një vendim të posacëm që titulli “veteran i luftës” i jepet vetëm atij që e vërteton këtë me vendim gjykate të formës së prerë.
Në të njëjtin vendim përcaktohet që komisioni qendror për dhënien e statusit të veteranit të LANÇ-it të ketë 9 anëtarë nga 15 që kishte më parë.