Grabitja e një personi në një pikë karburanti në Buenos Aires, Argjentinë, duket se nuk ka shkuar siç duhet për agresorin.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, vihet re grabitësi, i cili afrohet me motoçikletën e tij, ndërkohë që në kokë mban një kokore. Ai është gjithasthu i armatosur me një revolver, ndërkohë që i
afrohet një personi, i cili është duke furnizuar automjetin e tij me karburant.
Megjithatë, agresori duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë, pasi personi tjetër vendos t’i kundërpërgjigjet me të vetmin mjet që i gjendej në dorë, ndërsa nis ta spërkatë me benzinë.
Siç shihet edhe në video, grabitësi rrëzohet, ngrihet sërish dhe tenton t’i afrohet viktimës së tij, por ky i fundit vazhdon ta spërkatë me benzinë, gjersa grabitësi më në fund dorëzohet për t’u larguar me motoçikletën e tij.
Me “motoçikletën” e syve tuaj të plasur.