"Urdhëri i Mjekut" kritikon prokurorinë për nxitim në arrestimin e dy mjekëve

18 Shtator 2016, 18:29Sociale TEMA

U.M.SH. ka ndjekur me vëmendje rastin e rëndë të ndodhur në këtë maternitet. Para së gjithash ne shprehim dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet ndaj familjarëve për këtë humbje.

U.M.S.H nuk merr përsipër të japë para kohe përfumdimet mbi rastin në fjalë, të shkaktuar nga një patologji e rëndë e rallë dhe e vështirë. Në pritje të konkluzioneve të sakta dhe shkencore, për të cilat  po punohet dhe ne jemi seriozisht të interesuar për to, e shohim të domosdoshme të shprehim qëndrimin tonë, ashtu siç kemi vepruar edhe herë të tjera në të tilla raste.

Ne jemi kategorikisht kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme që çojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste.

Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor por përkundrazi thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi.

U.M.SH. është i angazhuar në ndjekjen dhe analizimin profesional dhe shkencor, hap pas hapi të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen e konkluzioneve të sakta në drejtimet e theksuara më sipër.

1 komente në ““Urdhëri i Mjekut” kritikon prokurorinë për nxitim në arrestimin e dy mjekëve”

  1. ANDI says:

    Perseri paaftesi e sistemit shqiptar.
    paaftesi ne shendetsi, administrate, polici, qeverisje, drejtim, …derikur me????????????????????????????????????????
    Prape viktima te Politikes ne fillim te shtatorit Qosaj – Kodra. Po tanni kush e ka radhen O POLITIKE Shqiptare??????
    Cili nga mjeket do jete viktime e radhes dhe mungese e etikes se mediave tona – shkak perfitmi me lajme MONSTRUOZE qe po e bejne popullin tone te semure mendore duke puplikuar maskaralleqet gazetareske
    Cfare lexon nga Mediat tona eshte Jo plagosje e dinjitetit njerezor POR eshte VRASJE E TIJ. Ngushellime familjes se te vdekurve dhe ngushellime dhe Personit nga personeli spitalor qe do te jete viktime e akuzave shteterore …E verteta dalte ne drite nga dora e ZOTIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje