Viti akademik 2016 – 2017 shënon vitin e 15-të akademik të sistemit privat të arsimit të lartë, që kur në vitin 2002, profesor Gramos Pashko krijoi dhe drejtoi deri në fund të jetës universitetin e parë privat shqiptar, Universitetin e Neë York-ut. Disa universitete të tjera kanë bërë më shumë se një dekadë. Një prej tyre është Universiteti Europian i Tiranës, i cili feston 10 vjetorin e krijimit të hënën. Presidenti i universitetit Adrian Civici flet për momentin aktual, se çfarë ka ndodhur në sektorin e arsimin të lartë në Shqipëri, për arritjet dhe problemet e tij, si dhe potencialin që ai përfaqëson në reformimin e arsimit të lartë në Shqipëri. “Ka ardhur koha të kalohet nga nocioni i arsimit të lartë në nocionin e një sektori të arsimit të lartë, me të gjithë elementët e tregut që është konkurrenca dhe një shërbim më i mirë ndaj studentëve dhe shkencës shqiptare’, thekson ai.
Profesor Civici, universiteti i parë privat në Shqipëri shënon 15 vjetorin, ju sapo keni mbyllur vitin e 10-të dhe jeni futur të 11-tin. Çfarë përfaqëson, sipas jush, në historinë gati 70-vjeçare të arsimit shqiptar kjo fazë e universiteteve private në Shqipëri?
Në evolucionin e tij gati 70 vjecar arsimi i lartë në Shqipëri ka njohur 4 faza thelbësore në organizimin, funksionimin dhe objektivat e tij. Deri në 1991 kishim të bënim me një universitet shtetëror të financuar 100% nga shteti në funksion të interesave e objektivave me natyrë ideologjiko – politike të zhvillimit të vendit dhe në kushtet e një sistemi universitar të izoluar në lidhjet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në 1991–2002 universitetet u cliruan nga tutela politike, thelluan demokracinë e brendshme dhe lirinë akademike në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të tyre. Sistemi i financimit mbeti shtetëror, ndërkohë që në aktivitetet dhe të ardhurat e tyre u shtuan dhe projekte bashkëpunimi ndërkombëtar që kontribuan përmirësimin rrënjësor të cilësisë së stafeve akademike, ndryshimin e programeve mësimore, teksteve, dhe për krijimin e mjaft laboratorëve dhe qendrave didaktike moderne. Në 2002–2015 sektori i arsimit të lartë u diversifikua me lindjen dhe zgjerimin e sektorit privat. U krijuan një numër i konsiderueshëm universitetesh private të cilat arritën të kenë rreth 20-25% të numrit total të studentëve. Financimi i universiteteve u diversifikua: universitetet shtetërore vazhduan të mbetëshin 100% të financuara nga shteti, shoqëruar me një kontribut financiar nga projektet ndërkombëtare dhe pagesat dytësore të studentëve, ndërkohë që universitet private financoheshin 100% nga tarifat e studentëve dhe kapitali privat i aksionerëve të tyre.
Cilat kanë qenë sipas jush risia më e vlerësueshme e gjithë këtyre zhvillimeve në keto 15 vite të sektorit privat në arsimin e lartë?
Risia më e madhe e këtij zhvillimi ishte masivizimi i arsimit të lartë dhe plotësimi i nevojave urgjente të shoqërisë shqiptare për rritjen e numrit të studentëve, pasi në këtë aspekt ishim dhe vazhdojmë të jemi mjaft mbrapa vendeve të BE dhe atyre të zhvilluara në përgjithësi. Por fatkeqësisht, për arsye objektive e subjektive, politike e institucionale, sociale e kulturore, e gjithë kjo u shoqërua me një cedim të rëndë në cilësinë dhe standardet e programeve dhe diplomave universitare në një pjesë të konsiderueshme të universiteteve private por dhe atyre publike shtetërore.
Cilat kanë qenë problemet e tyre të brendshme?
Në 2014, situata dhe problematika në arsimin e lartë që duhej zgjidhur me urgjencë në favor të përmirësimit të standardeve cilësore ishte: një pjesë e universiteteve private ishin tejet problematike dhe abuzuese në aktivitetin e tyre (çka provokoi detyrimisht dhe me shumë të drejtë mbylljen e një numri të madh të tyre); presioni i madh politik dhe populist për masivizimin e studimeve universitare çoi në rritjen maksimale të kuotave shtëtërore duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë dhe standardet e diplomave universitare (për hir të masivizimit ekstrem, u arrit që të mendohej e pretendohej se me shpenzime buxhetore publike 200 apo 300 euro në vit për student të mund të përgatiteshin studentë cilësorë, me një numër të limituar pedagogësh, sidomos me tituj dhe grada); universitetet në përgjithësi, përfshirë këtu dhe ato shtetërore nuk kishin kaluar asnjëherë në një vlerësim serioz dhe të plotë akreditimi dhe rankimi për standardet më të rëndësishme të cilësisë dhe administrimit. Një tentativë e 2012-ës për të bërë një vlerësim e rankim mbeti e pjesshme dhe e paqartë duke mos i shërbyer qëllimit për të cilin u krye; arsimimi profesional mbeti i pazhvilluar, i paorganizuar dhe i pafinancuar po të krahasohej me nevojat që paraqiste ekonomia, tregu i punës dhe zhvillimi social në Shqipëri, dhe aq më tepër po të krahasohej me standardet dhe indikatorët e këtij sektori në vendet e BE, etj.
Profesor Civici, sapo ka përfunduar një reformë e arsimin e lartë, ku keni qenë anëtar i grupit të punës, kryesuar nga professor Gjonçaj. Çfarë përfaqëson në thelbin e saj kjo reformë dhe ky ligj i ri tashmë në aplikim prej një viti?
Në 2015-ën u hartua dhe miratua “Ligji i ri për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”, i cili synonte një reformim rrënjësor në koncepte, objektiva dhe menaxhimi të universiteteve: rritja maksimale e autonomisë dhe pavarësisë financiare, akademike, organizative e menaxheriale të universiteteve; riorganizim dhe strukturim të tyre në universitete, kolegje universitare, kolegje profesionale, akademi, shkolla të larta universitare,etj.,në përputhje me specifikat e tyre; krijimin e kushteve sa më të barabarta në trajtimin akademik, ekonomik e fiskal dhe funksionimin e universiteteve shtetërore me ato private; vendosja e një afati 3–4 vjeçar për adoptimin e një forme të re të organizimit dhe funksionimit të universiteteve (IALPP); ndryshimi i skemës së financimit të universiteteve në funksion të politikave sociale të qeverisë, prioriteteve kombëtare të zhvillimit, degëve me interes kombëtar, studentët e ekselencës, kërkimi shkencor, etj.; liria më e madhe e studentëve për të zgjedhur vetë degën apo profilin e dëshiruar kundrejt bursës (kur përfshiheshin në një nga kriteret e pikës së mësipërme) apo kontributit individual sipas tarifave të çdo universiteti që i pranonte. Fillimi i zbatimit rigoroz të ligjit të ri të arsimit të lartë, duke patur parasysh këtu dhe akte nënligjore, VKM apo udhëzime të ndryshme po evidenton një problematikë të re që kërkon vemendje maksimale dhe trajtim korrekt e transparent në përputhje me tendencat e zhvillimit të sektorit të arsimit të lartë në Shqipëri në vitet në vazhdim.
Kemi një debat të gjatë në lidhje me problematikat e sektorit. A mendoni se në Shqipëri kemi sektor apo treg të arsimit të lartë dhe cila duhet të jetë perspektiva?
Thelbi i filozofisë së ndryshimit në arsimin e lartë ka të bëjë me faktin e kalimit të tij nga shërbim shtetëror ose privat në shërbim publik, çka do të thotë se Shteti kujdeset veçanërisht për garantimin dhe ofrimin me cilësi të lartë, standarde bashkëkohore dhe në funksion të prioriteteve të zhvillimit ekonomiko-social të këtij shërbimi publik për shoqërinë shqiptare, pa qenë i detyruar të marrë përsipër garantimin 100% nëpërmjet buxhetit të shpenzimeve për sektorin. Shteti bën politikat e zhvillimit cilësor të arsimit të lartë si dhe garanton e monitoron zbatimin korrekt të tyre nga të gjithë aktorët që veprojnë në sektorin e arsimit të lartë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe udhëzimet në fuqi. Financimet shtetërore duhet të konceptohen, jo si mbështetje tërësore financiare apo subvencione për sektorin shtetëror të arsimit (duke përjashtuar arsimin e lartë privat), por si politika që kërkojnë të realizojnë disa objektiva themelore prioritare: financimi me bursa (përfshirë këtu dhe një pjesë të shpenzimeve të jetesës) i studentëve ekselentë; studentëve me nevoja sociale dhe status social specifik; studentëve që ndjekin degë apo programe me interes kombëtar, degë apo programe që bëjnë pjesë në listën e prioriteteve të zhvillimit të ofruar në mënyrë periodike nga qeveria; studentëve që ndjekin programe të specializuara, kryesisht në universitetet rajonale;etj.
Niveli i financimit për student nuk duhet të bazohet vetëm në dy tregues, si kuotat e kërkuara nga nga universitetet dhe mundësitë financiare buxhetore që ka në dispozicion MAS, të cilat janë akoma të ulta për të garantuar arsimim cilësor sipas standardeve bashkëkohore. Numri i lartë i kuotave zgjidh formalisht pranimet në universitetet shtetërore, por vazhdon të ruhet kuotë e ulët e financimit për student duke mos bërë hapa përpara për cilësinë dhe standardet. Mendoj se duhet të synohet një trajtim më i barabartë si subjekte që ofrojnë të njëjtin shërbim publik i universiteteve shtetërore me ato private, ku si kriter kryesor të jetë oferta e tyre universitare, të jenë standartet e cilësisë dhe vlerësimet e akreditimit dhe ranking-ut me agjensi të specializuara. Nëse universitetet private ofrojnë programe që plotësojnë këto kushte, nuk ka përse të egzistojnë pengesa që studentët të zgjedhin këto universitete për studimet e tyre. Pra, përveç studentëve të ekselencës dhe pjesëmarrjes për financim në kërkimin shkencor, duhet që universitetet private të bëhen pjesë e oportuniteteve dhe mundësive të financimeve publike në përputhje me kriteret e mësipërme. Koncepti “paraja ndjek studentin” është një praktikë normale që aplikohet prej vitesh në shumë vende të botës të tilla si SHBA, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Kanada, Australi, Norvegji, Suedi, Kili, Indi,etj., një praktikë që diskutohet në nivel ndërkombëtar dhe që ka tendencë të zgjerohet dhe më shumë.
Po koncepti “treg i arsimit të lartë” në cilin këndvështrim mund të analizohet?
Në këndvështrim se domosdoshmëria e krijimit të tregut dhe mekanizmit të konkurencës reale e transparente në arsimin e lartë (sidomos në momentin e kalimit të tyre në IALPP) që nënkupton evidentimin real të kostos apo çmimit të studimeve universitare për degë, universitete apo qytete të ndryshme të vendit si dhe trajtimin e barabartë ligjor dhe institucional (nga pikëpamja fiskale, buxhetore, përparësive, etj.) të universiteteve shtetërore me ato private. Duhen përpjekje ligjore e institucionale për eleminimin e pengesave në lidhje me garantimin e kushteve të barabarta të konkurencës ndërmjet aktorëve që operojnë në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri. Pavarësisht nga mundësitë apo pamundësitë aktuale të financimit 100% të kostos për një arsimim cilësor sipas standarteve europiane nga ana e shtetit shqiptar, është domosdoshmëri që të përcaktohet një nivel bazë financimi apo kosto reale studimi (lek/student në vit sipas specifikave që kanë programet apo degët e ndryshme) që garanton arsimim cilësor në Shqipëri, dhe pastaj të përpunohen mekanizmat dhe të shihen mundësitë që në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri të gjenerohen fonde, financime, pagesa e kontribute të tjera të të gjithave llojeve në mënyrë që të rritet drastikisht kontributi i shoqërisë në këtë drejtim.
Festojne 10-vjetorin e marketit te diplomave UET.
Rektori me te papare se ky fare Ardian Civici i ardhur nga galaktika permes plagjiatures shkencore posacerisht per Henri Cilin e bythes UET, nuk mund te kete. Rrofte e qofte UET brez pas brezi u kujtofte si dalldia e diplomave fallco shqiptare!
Profesor, mund te flasesh me ore, por nuk e fsheh faktin qe shumica e Universiteteve private jane specializuar per Juridik ( dhe ne vazhdojme te vuajme thelle nga semundja e drejtesise), ekonomi-finance (dhe ne po leme nam ne administrimin financiar si te enteve publke ashtu dhe private, kemi aq vjete qe s’po dalim nga kriza), maredhenje nderkombetare e lende te tjera te tilla bla bla bla per te kenaqur me diploma femijet e trupeshkeve qe ne kete tranzicon u pasuruan0 Pak shume pak Universutete private po ncjerrin cilesi s Polis apo ndonje tjeter. Do te te pyesja profesor nese e dini nivelin e mesuesve ne te gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe nevojen qe ka ky sektor te permiresoje rrenjesisht cilesine.Asnje prej jush nuk mirrni nsma ne kete drejtim dhe ju gjithmone do t ju vine nxenes gjithmone e me shume te dobet ne matematike, fizke, bologji, baza e njerezve te ditur dhe idealiste qe mund ta transformojne vendin.Mjaft me suksese qe pasurojne pronaret profesor.Ne asnje tryeze nuk ngrihen keto probleme.Ngrijini profesor se ne qe jemi jashte kastes nuk na merr kush mendimin.
Prandaj po e riben Qeveria aplikimin e studenteve ne fund te shtatorit ?!
Nuk qenkan kenaqur akoma me llokmat e studenteve keta delenxhite e UET?
Pikerisht mbreme, profesor, u njoha me ecurine e nje djali, sigurisht me baba pasanik (i njemije te te keqiave) Ka zbritur ne nje nga qytetet e medha te Shqipoerise se mesme, ardhur nga nje fshat i humbur i zones verilindore.Ky djale ka qene problematik qe ne shkolle te mesme.Vazhdonte nje shkolle private dhe u diplomua fatkeqesisht vetem ne saje te parave.Per cudi, eshte diplomuar ne nje nga universitetet tuaja ne Tirane, per juridik dhe punon ne nje vend te rendesishem ne Ministrine e Drejtesise.Te siguroj qe sa i takon dijeve eshte nul dhe kuptohet c fare produkti do t i jape shoqerise.(E mjera reforme ne drejtesi se c e pret) Ndaj e forcoj edhe nje here mendimin tim.Hiqni dore nga euforia dhe nga rruga e babezise ne dem te se ardhmes se ketij vendi.Nje djale qe nuk mund te bente as roln e brigadierit te ndermarrja e te atit i kini dhene nje pacavure qe do ta kete varur ne zyre gjithe jetes.Mos jeni inkluduar edhe juve si personazh ne dramen tragjikomike “Manastiri i kotesise” qe po kalon vendi im?
Civici eshte nga ata te paaftet pa shtylle kurrizore. Por di te ‘mjele’ cdo sistem dhe mundesi perfitimi nga institucionet e pavarura qe kerkojne njerez qe nuk shohin e nuk flasin; tek partite qe kerkojne specialiste by…lepires; tek nderkombetaret qe kerkojne konsumatore fondesh; tek pronaret e universiteteve qe kerkojne sherbetore academike per te firmosur diploma falso. Civici ka ecur ne najat e te gjitha sistemeve te zhvatjes duke u bere nje vegel efektive e korrupsionit nr te gjitha nivelet.