Gaz Demi: UEFA na njohu kampion. Thumbon Takajn “ky jurisiti të vazhdojë punën mbi KAS”

19 Shtator 2016, 14:25Sociale TEMA

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi i ftuar në “Rubrikën Sportive” në TVSH, foli në lidhje me cështjet e skuadrës së tij si dhe për ekipin e Skëndërbeut dhe titullin e sezonit të shkuar.

Demi u shpreh se titulli i sezonit të kaluar i takon Partizanit pasi është vetë UEFA që i ka njohur si të tillë duke i dhënë mundësinë që të luajnë në “Uefa Champions League”.

“Nuk jemi ne që marrim vendim. Në Champions luajti Partizani, na ka njohur UEFA. FSHF ka rregullat e veta dhe unë do të gëzoja që ta ketë fajin UEFA, jo Skënderbeu.

KAS-i i dha të drejtën Shqipërisë dhe tani ne nuk mund të bëhemi hipokritë dhe të themi që e ka gabim meqë nuk na intereson. Moralisht jemi kampionë, edhe Skënderbeun e mundëm.

Pastaj UEFA na ka dhënë edhe premion si ekip kampion. Pra,na takon edhe titulli i sezonit të kaluar. Nuk dua të jem kampion tavolinash, por këto janë rregullat, duhet vepruar.

FSHF këto ditë do të ketë mbledhje, ajo ka qenë me pushime. Janë të lodhur, sepse kanë pasur Europianin. E përgëzoj edhe rolin e medias, pasi ka folur me dokumente për Skënderbeun, por e përsëris, uroj ta ketë gabim UEFA” tha Demi

Gjithashtu presidenti i të kuqve thumboi dhe presidentin e Skëndërbeut Ardjan Takaj duke thënë se “Nuk e di çfarë profesioni ka ky, duhet të jetë jurist. Partizanit ia dha titullin UEFA, na tha ju takojnë këto para qoftë nga Champions, qoftë nga Liga e Europës” ironozi Demi homologun e tij. /f.b

 

3 komente në “Gaz Demi: UEFA na njohu kampion. Thumbon Takajn “ky jurisiti të vazhdojë punën mbi KAS””

  1. Kapter Bamiri says:

    Humor çami.
    Duhen arrestu te dy si Demi ashtu dhe Takaj. Akuza evazion fiskal dhe pastrim parash. Shkurt, thjesht, paster.

  2. vasili says:

    Ju e kishit filluar UEFA kupe lige por ju doni te beni cte doni,te thoni cte doni ne kete shtet qe ska shtet.Vendin tuaj duhet ta zinte pasuesja tuaj Tirana.RRUGECER.KAR-NAVALE.

  3. Enderra ne b..the says:

    Ky eshte produkti me domethenes i 25 vjeteve te pocaqise shqiptare.
    Kriminel,hajdut,mashtrues dallaveraxhi i pa bese!
    Qe ti besoni te gjitha keto,shikojeni nga fytyra !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje