Nga Eduard Zaloshnja
Në bllokun ku banoj unë, banojnë disa deputetë të opozitës aktuale. Fill pasi u bë krybashkiak i Tiranës Lulzim Basha, banorët shpresuan se rrugicat e lagjes do të asfaltoheshin, meqë deputetët atëherë ishin në mazhorancë. Por ata u zhgënjyen – vetëm rrugicës që lidhte rrugën kryesore me pallatin ku banonte një nga deputetët, iu hodh shpejt e shpejt një shtresë asfalt (për trotuare nuk bëhej fjalë). Ndërsa rrugicat e tjera mbetën me pluhur e me baltë, siç kishin qenë para 60 vjetësh. Dhe blloku ynë i banimit ndodhet vetëm 500 metra larg sheshit Skënderbej…
Le të zhvendosemi 5 vjet në kohë, dhe le të shohim se ç’ka ndodhur aktualisht me bllokun tonë.
Të gjitha rrugicat janë asfaltuar dhe janë pajisur me trotuare. Sinjalistika rrugore, si ajo horizontale edhe vertikale, mbulon çdo metër të rrugicave të bllokut. Pranë pallateve janë vendosur stola për banorët dhe janë mbjellë lule e shkurre dekorative. Në një shesh të vogël, që deri dje mbulohej nga hedhurinat, është ndërtuar një kënd lojrash për fëmijët.
Me pak fjalë, blloku ynë i banimit nuk ngjan më me një bllok banimi të Kandaharit, por me një bllok europian (Shihni fotot shoqëruese). Dhe më e bukra është se punimet janë kryer nga punonjësit e bashkisë, e jo nga ndonjë firmë private, që ta krip kokën kur fiton tenderin.
Por blloku ynë nuk është i vetmi që është rregulluar (i është bërë rikualifikim urban, thuhet në gjuhën e urbanistëve). Janë gjithsej 10 blloqe të rregulluara në Tiranë brenda vitit të fundit:
1 – Shushica – Stadiumi Dinamo
2- Tregu Çam/Posta – Rr. Myslym Shyri
3-Shallvaret
4-Pallatet Agimi
5-Selita 1
6- ATSH/Fadil Rada
7-Dogana
8-Njazi Meka – Rruga Dibrës
9-Uzina Dinamo
10-Shinat e Trenit – Josif Pashko
Dhe ndërkohë, sapo ka filluar rikualifikimi urban në bllokun mes Laprakës dhe Doganës.
Basha akuzohet shpesh nga kundërshtarët e vet politikë se “fjeti gjumë” në katër vjetët që ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Ndërsa Veliaj akuzohet nga kundërshtarët e tij se ka më shumë fjalë se sa punë.
Të paktën në lidhje me rregullimin e blloqeve të banimit, mund të thuhet se Basha ka fjetur vërtet gjumë, ndërsa Veliaj ka bërë punë. Për të mos folur për sektorë të tjerë të punës së bashkisë…
Nuk ka planifikim te punimeve. Ka hapur rrugen Budi qe prej nje muaji, dhe ashtu ka mbetur, me cakull dhe plot gropa. Nese ka nje plan te mirefillte, behen punimet dhe shtrohet rruga, pa ua ngritur nervat banoreve. dhe kusuret e makinave, qe nuk kane goje te flasin nga gropat, apo nga disniveli i pusetave. Eksperte ka, por ke puneson pushteti???
Aq e vertete eshte or taj sa qe shoku Basha ka bere nje gjume por pall ariu polar dimer e vere.Gjynaf 4 vjet dem.Une personalisht nuk kam ndonje simpati per Erion Mjaftin qe tallte Socialistet e 2004-2005 por qe punon duket fare hapur.
Te tan Ju shqiptart e shqipris
Nuk ikni me hapin e kohës
Dhe më zotriun Lul Basha
Jeni tregue mosmirënjohës.
.
Kaq shpejt bre keni harrue
Qi msyni n’pun dhe eskortën
Kur në mënyrë të shkëlqyr
Serviri për ju super tortën.
.
Ju kurr s’kini pas ksi lidéri
Ju hiq s’kini pas nji ksi vllau
Nji ket qi ju ka ba Luli Basha
Tan jet’s va ka ba vetem shkjau.
super
Jam antar i PS-se qe nga themelimi i saj,por nuki jam militant injorant!
Banoj ne lagjen Yzberish,prane KMY-se me mbi 30 mije banore,por nga shteti per 25 vjet nuk eshte investuar asnje lek!
Yzberishi eshte tamam Kandahar!
Aty rruget jane tre pashtruara,balte e gropa ne dimer dhe pluhur ne vere!
Mungon ndricimi rrugor,nuk ka asnje cerdhe dhe kopesht shteteror per femijet,asnje lulishte,asnje ambient per pensionistet dhe femijet,asnje kend lojrash dhe qershia mbi torte eshte se te gjitha trotuaret jane grabitur nga tavolinat e kafeneve ku nuk kembehen dot dy karroca femijesh!
Dhe me poshteruesja eshte pergjigja e Bashkise se keto biznese kane paguar qerane ne Bashki!
Bravo Erion Veliaj,se keshtu gjykonte edhe Sali Berisha,ku te gjitha lulishtet,Lana etj ne Tirane u zaptuan nga qoftexhinjte,gomeret lidheshin para Bankes se Shqiperise dhe pas birres, qejflinjte ia futnin shurres pas kioskes se as wc nuk kishte!
Meqenese Bashkia perdor si justifikim pagimin e qerase per zenien e trotuareve edhe une i propozova qe te me jepnin me qera trotuarin para Bashkise Tirane per te bere biznes!
Pra edhe une e paguaj qerane,zoti Erion!
Fotoja nr.1 me siper eshte e rrugices ku dikur banoja me qera prane ures Vasil Shanto,qe jo vetem nuk ka patur nevoje te shtrohej,por para cdo fushate elektorale,kjo rruge shtrohej e lyhej per bukuri!Eshte prapa atij pallatit ku jane pikturuar ne mur breke dhe kanatjere dhe qe turistet e huaj nga habia e fotografonin cdo here!
Reklame dhe demagogji e ndyre!
Pa le kur na mashtrojne duke na derguar faturen e ujit per te pijshem,kur ai nuk vlen vecse per te lare wc-te!
Vazhdo reklamen Erion socialisti,se je i ri dhe tre duhet reklama,packa se nuk po u sherben te gjithe qytetareve njelloj!
Moderatori jam i bindur qe nuk do ta botoje kete koment meqenese po kritikoj qeverine time!
I doni njerezit dele ju!
Akoma ju me propagande socialiste si dikur?
Jetojme ne kapitalizem,o gomere dhe mua nuk me intereson fare se qenkan rregulluar ca rrugica te qendres se Tiranes,por vetem rrugicat rreth pallatit e lagjes ku banoj!
Kesaj i thone:
-Gezohuni o njerez se komshiu ka …GRUA TE BUKUR!
Une banoj afer sheshit Skenderbej dhe shikoj qe e gjithe Shqiperia eshte shtruar me asfalt!
Kush thote se Erioni nuk punon e hengert mortja!
Shikoni njesine administrative nr.5 tek ish Blloku qe jane investuar per pak muaj gjysma e investimeve te Bashkise!
Zhurme e madhe u be per ca peme te shkulura tek liqeni,por keta derra nuk kuptonin se me ate zallamahi qe bene nuk i bene dem Erionit,por reklame!
Vetem nje gje ka te keqe ky Erioni:
Akoma nuk ka marre vesh se Bashkise se Tiranes se dikurshme i jane shtuar edhe disa ish komuna,qe e kane tre fishuar sasine e banoreve tre saj,por Erioni akoma na quan fshatra e jo pjese te qytetit e Bashkise se Tiranes!
Asnjehere per keto 26 vjet nuk eshte bere kaq shume reklame si keto afro 2 vjetet e Erionit!
Po per sheshin Skenderbej,pse u kujtuan te punojne tani ne shi dhe nuk shfrytezuan veren?
Apo keshtu justifikohen me mire pazaret!
Ja kete nuk e dija!
Kaq urgjente paska qene gjendja e ketij sheshi,sa qe te harrohen zona te tera te Bashkise qe nuk kane rruge,drita,lulishte etj dhe njerezit ecin me cizme si ne fashatra dikur?
Paskemi qene popull budalle!
E kape veten qerrata Eduard qerrata Zaloshjna e? Bravo bravo, shume mire se zotesi eshte dhe kjo.
Vetem qorrat nuk e shohin cdo dite rregullimin non stop te Tiranes. Une perdor automjet nga kopeshti zoologjik per ne Tirane. eshte e pabesueshme qe Bashkia ka rregulluar pothuaj cdo disnivel sado te vogel te rruges. Ne kete menyre nuk eshte punuar asnjehere ne Tirane. Vec urime punonjesve te palodhur te Bashkise Tirane.
Agim
Une banoj afer sheshit Skenderbej dhe shikoj qe e gjithe Shqiperia eshte shtruar me asfalt!
Kush thote se Erioni nuk punon e hengert mortja!
Shikoni njesine administrative nr.5 tek ish Blloku qe jane investuar per pak muaj gjysma e investimeve te Bashkise!
Zhurme e madhe u be per ca peme te shkulura tek liqeni,por keta derra nuk kuptonin se me ate zallamahi qe bene nuk i bene dem Erionit,por reklame!
Vetem nje gje ka te keqe ky Erioni:
Akoma nuk ka marre vesh se Bashkise se Tiranes se dikurshme i jane shtuar edhe disa ish komuna,qe e kane tre fishuar sasine e banoreve tre saj,por Erioni akoma na quan fshatra e jo pjese te qytetit e Bashkise se Tiranes!
Asnjehere per keto 26 vjet nuk eshte bere kaq shume reklame si keto afro 2 vjetet e Erionit!
Po per sheshin Skenderbej,pse u kujtuan te punojne tani ne shi dhe nuk shfrytezuan veren?
Apo keshtu justifikohen me mire pazaret!
Ja kete nuk e dija!
Kaq urgjente paska qene gjendja e ketij sheshi,sa qe te harrohen zona te tera te Bashkise qe nuk kane rruge,drita,lulishte etj dhe njerezit ecin me cizme si ne fashatra dikur?
Paskemi qene popull budalle!
NEkte vend me shum te shajn kur punon dhe ben punen sesa kur nuk ben asnje lek pun,niveli kultures dhe ndergjegjes per te then nje te vertet esht per turp te zotit, njerzit nuk duan te din se çben kryatari bashkis por me renci ka per kte kategori kafshesh se me cilen parti esht kryetari,popull pa piken e kultures dhe njerzillikut ,le qe nuk i vihet faj se treçereku kan ardhur nga pylli sot ne Tiran dhe asfalti kte kadegori njerzish e ben me dhimje koke se nuk jan ambjentuar akoma me asfaltin.
Tirana me ne fund ka filluar te bjer era qytet.
Fshatari i vicidolit e kishte kthyer ne nje hale te madhe,cfare prisnim ne nga nje fshatar qe eshte rritur ne shpelle kur qe nga kryeministria ku ai komunist shkonte cdo dite ne pune te mbysnin ferrat ,plehrat dhe telat me gjemba.
Kaloje qe aty dhe shkoje tek universiteti qe eshte djepi i dijes se nje kombi edhe aty plehra, ferra ,kioska dhe shurre.
kudo ne lagjet e kryqytetit e njejta gje.
Gjerat kane filluar te ndryshojne gjithande,edhe sot ju shtua asfaltimi i rruges kosovare(nuk e di nga e ka mare kete emer),por duhet kohe dhe para per te pastruar llumin qe sollen fshataret nga malet e tyre dhe mbi te gjitha duhet hequr llumi nga koka e tyre qe te mos mohojne cdo gje se ashtu ka thene partia e tyre.
eh se harrova ,nje keshille Erionit dhe te tjereve ,mos punoni kaq shume se terbohen kundershtaret ,pamvaresht se eshte per te miren tone ,por ata terbohen se kane per te ngele ne opozite gjithe jeten.
T’ja kete keputur vetem gjumit, hajde de, gjysma e se keqes. E keqja me e madhe dhe me e hidhur se per KATER VJET ME RADHE ne kemi paguar ate dhe te gjithe administraten e Bashkise se Tiranes dhe njesive te lagjeve qe te mos punoje, e te marre rrogat duke ndenjur me krahe te kryqezuar. A e kuptoni se cfare vjedhje tjeter ka bere ai qe cirret gjithe diten kunder atyre, qe te pakten kane perveshur krahet dhe po ndertojne. A e kuptoni ore milet se sa para tonat kaen shkuar ne xhepat e tyre muaj per muaj??
Po eshte fakt qe po punohet dhe riparohen kudo ne Tirane, por fakti qe Rruga “Jorgjia Truja” ku banon dhe nje ish Deputet apo disa, kur do ti vije rradha pasi ka dhjete vjet qe asnje spo mendon per kete pjese jo pak te mbipopulluar, por njerzit jane te bute, te qete , te bindur, hallexhinj, etj…prandaj nuk ankohen. Ju lutem kush e mbulon kete sipermarrje te pakten le te thote se kur afersisht mendohet per tu vene dore mbi kete rruge dhe keta banore qe paguajne rregullisht detyrimet dhe taksat e shtetit dhe te Bashkise. Faleminderit
I bej thirrje kryetarit te bashkise Tirane:Eja shiko se ku banojme ne banoret e Yzberishtit, ne cfare situate katastrofike do tju jemi mirnjohtes nqs investoni ne Yzberisht dhe na nxirrni nga balta dhe erresira.
Nuk ka trotuare,nuk ka ndricim po jetojme si ne mesjete,mungon uji.
Erioni eshte politikani model I shejullit 21. Tirana dhe Shqiperia kane fat , qe ky politikan praktik , u gjend ne krye te puneve , kur vendi dhe vecanerisht Tirana ishin ne koma . Shkrimi Eduardit eshte bindes , sepse Ai eshte opozitar I perjetshem . E falnderoj Eduardin , per objektivitetin , ne favor te tiransve. I. Foto
Dhe shkaterrimi i komplet strukturesrrugore, me qendren, e parkimet ne cfo cep te tiranes te hequra e qe sflet njeri. Me kryqezime kafenesh te 21shi e jo makinash. Me rrugic unaze te vogel me plot gojen qe do mbaj bulvd zogu i par, rrugen e durresit, myslym shyrin, bulavardin kryesor etj etj qe kan secila nga 4+ korsi, do futen ne 3 korsi. O i semur ti e e budallenj ne qe ste marrim zvarr e Erjon Vebi ALi mucaj, se e cove piramid tiranen. Bota ben rrug me kate, ne heqim dhe ato pak qe kemi e bejm per bicikleta. OK merru 500mij lek taksa bicikletes e beji dhe fluturuse po deshe
Jam emigrant shume larg prej gati 20 vjetesh jashte deshires time, i dtyruar nga katraura e 97-es. Vij ne Shqiperi njehere 2-3 vjete. SIvjete erdha dhe qendrova nje muaj ku per here te pare ndjeva se ndodhesha ne Tiranen aq te dashur te poster dhe deri diku te rregullt. Gjithashtu me beri pershtypje se provincialet ishin ftilluar edhe se i tradhetonte basareti c’ka me perforcoi mendimin per t’u kthyer dhe te tres eshtrat ne token time.
Duhen suvatuar sa me shpejt pallatet e xhaxhit nga bashkia se te trishtojne. Se kush i suvaton nuk ka rendesi.
Duhet te suvatohen urgjent pallatet e vjetra te xhaxhit dhe telat neper muret e jashteme. Se kush bashkiak e ben nuk ka rendesi por pamjet e tilla te trishtojne si qytetar ne zonat me te shtrenjta te Tiranes. Eshte bere per te jetuar me mire ne zonat periferike me pallate te reja dhe sisteme me te mira. TURP 25 vjecar
Ka ndryshime madheshtore fale punes se zotit Veliaj (Erioni i Palodhur). Por duhen standarde evropiane dhe te njejta ne te gjithe Tiranen, si ne Bllok, Tiranen e Re ashtu edhe tek Bregu i Lumit. Ajo qe behet te jete me vizionin per te mbijetuar te pakten 50 vjet! Tek njesia nr.4, rr.Metush LULI, perreth pallatit 12 po behet rikualifikim urban, por pa projekt dhe sipas mendjes se pashkolluar te nje “inxhinieri” te firmes Salillari, qe po betonon cdo gje. Duhen hapesira te gjelberta dhe punimet te behen ne te gjithe drejtimet. Eshte per te qeshur po punimet behen sipas kerkesave te te forteve injorante te lagjes , te cilet imponojne cdo gje. Edhe kur flasim asnje nuk na degjon, por te tregojne rruget. Ngritja e zerit pas betonimit nuk vlen. Duhet te fitohen te gjithe hapesirat publike dhe te gjelberohen. Te hiqet tregu i qelbur i fruta-perimeve dhe te behet lulishte. Jam dakort me ate qe thuhet me larte qe te suvatohen te gjithe pallatet e vjetra. Erion ke shume pune, por dil edhe ketej dhe vendos dore!
Shkojne shume keto rruge me pallatet e pa suvatuara me kontribut te Enverit, dy dhoma e kuzhine 46 m2.