Vdekja në maternitet/ Gjykata lë të lirë dy mjekët

20 Shtator 2016, 13:41Kronika TEMA

“Detyrim paraqitje” është masa e sigurisë e caktuar nga gjykata ndaj dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”. Ndërsa prokuroria kishte kërkuar arrest me burg me afat 45 ditë. Mjekët obstetër-gjinekologë, Helidon Klosi dhe Dritan Deçka akuzon nga prokuroria për mjekim të pakujdesshëm. Ata u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, 17 shtator, një ditë pasi në maternitet vdiq gruaja shtatzënë, Aida Çajka bashkë me foshnjën që priste të sillte në jetë.

Gjykata vendosi që mjekët të hetohen në gjendje të lirë dhe të paraqiten në organet e drejtësisë vetëm kur të thirren nga hetuesit e ngjarjes. Gjithashtu gjykata nuk u ka hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, pra mjekut do të kthehet në maternitet. Mjekët kanë treguar në gjykatë se nuk kanë patur mundësi të bëjnë më shumë për diagnostikimin e 35 vjeçares, pasi nuk kanë pajisjet e duhura dhe as mjekë specialistë.

Helidon Klosi dhe Dritan Deçka dolën para togave të zeza me bluza të bardha, ndërsa vendimi u prit jashtë nga disa staf mjekësor që kishin shkuar në gjykatë në shenjë solidariteti me kolegët.

4 komente në “Vdekja në maternitet/ Gjykata lë të lirë dy mjekët”

  1. Prudentino says:

    Atehere pyetja eshte : nese vjen serisht nje rast i tille ne maternitetin Koço Gliozheni e semura do vdese dhe mjeket perseri nuk do kene faj ?
    Zoti i ruajte grate !

    1. Brida says:

      Prandaj eshte dhe shprehja MOS U BEFSH PER SPITAL. Mjere kush semuret ne ate vend rrumpalle.

  2. misteri says:

    Po si nuk vjen turp qe lini te lire 2 vrases.Me cfare kurajo do i shikoni njerzit ne sy,ju zoterinj gjykates dhe ju 2 vrase te pameshirhsem te nje foshnje e nje nene.Ae dini ju zoterinj qe dhate kete vendim ctragjedi shkaktuan keta 2 mjek vrases .Lan 2 femij jetim shkateruan nje familje.Po me cndjenje njerezore do perqafojn femijet e tyre keta krimenela apo me ndjenjen se detyren e ben duke vrare nje nene dhe nje foshnje.Po ajo familje spaska gjak .Po keshtu kur nje nga mjeket vrases ka lidhje me qeverin .Shikoni pak mbiemrin e nje prej mjekeve vrases e do ta kuptoni.ZOTI DO TI MALLKOJ FAMILJET E ATYRE QE LESHUAN KETA VRASES DHE FAMILJET E VRASESEVE TE NENES DHE FEMIJES.Zoti do i denoj jo EDI RAMA qe urdheroj lirimin e vrasesve me emrin MJEK.

  3. Rrushi says:

    misteri, kush te tha ty qe ata jane vrases? Nuk ke gje per te thene per mjeket e QSUT apo Senatoriumit? Apo cfare vjen nga poshte ta nxjerr gjuha lart. ik e pirdhuni e flini ne injorancen tuaj me buke e djathe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje