Piloti ndryshon mendje: Erdha për turizëm në Shqipëri, jo për drogë

19 Shtator 2016, 20:15Kronika TEMA

Avokati mbojtes i pilotit Guido Andrea Guidi kërkon që prokuroria të vërtetojë me prova dyshimet se klienti i tij fluturoi drejt Shqipërisë për trafik droge.

Avokati i qëndron versionit se Guidi erdhi në Shqipëri për turizëm dhe se gjatë fluturimit avioni pësoi një defekt.

“Tani ky dyshim i arsyeshëm duhet të mbështetet në prova dhe fakte që të vërtetojë pretendimet. Kur të kenë prova konkrete të na vejë në dijeni”, deklaroi avokati Aleksandër Ndreraj, raporton TCH.

Por, a është marrë në mborjtje si bashkëpuntor piloti Guidi?

 “Nuk ka ndonjë status, thjesht është në verifikim e sipër. Ne kemi dhënë deklarimet paraprake në lidhje me incidentin që ka pasur avioni dhe klienti ka deklaruar që në momentin e parë që avioni ka pësuar një defekt dhe është detyryar të ulet”, vijoi Ndrejaj.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjjeve që duhet t’i përcjellin kompanitë celulare, për të konfirmuar me prova nëse ditën e ngjarjes, Guidi ka folur në telefon vetëm me familjarët e tij apo edhe me persona të tjerë në Shqipëri.

Gjithashtu përgjigjje priten edhe nga zyra e incidenteve ajrore për të përcaktuar shkaqet se përse u rrëzua avioni “Pipper” në pistën e improvizuar në grykëderdhjen e Ishmit, por edhe nga kapiteneria e Durrësit të cilës i kërkohet të informojë organin e akuzës nëse kanë qarkulluar mjete lundruese atë ditë.

1 komente në “Piloti ndryshon mendje: Erdha për turizëm në Shqipëri, jo për drogë”

  1. Malo says:

    Piloti nuk ka si ndryshon mendje e as deshmi. Po te kete dhene deshmi para organeve kopetente me shkrim dhe incizim nuk ka si ndryshon.
    Por ka mundesi se “deshmine” e tij e kane dhene mediat tona dhe tani para bllofit te tyre thone se “ndryshoj mendje” ai se ne jemi si gjithnje ne rregull.
    Kjo ndodh se ligji ne Shqiperi i toleron mediat me teper se cdo vend te botes. Aresya eshte se mediat tek ne , per mendimin tim, nuk jane te pavarura. Ato jane te varura fort ne te dy krahet e politikes, ne bisnese e tj. Si te tilla nuk jane demokratike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje