Tahiri i kërkon Ramës rritje page për 11 mijë policë

19 Shtator 2016, 12:02Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, kanë marrë pjesë sot në inagurimin e ambienteve të reja të Ministrisë së Brendshme, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës.

Me këtë rast, Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Rama, rritjen sërish tëp agave të punonjësve të policisë.

“Kam një kërkesë për ju i nderuar kryeministër Rama, shihni me shumë përparësi për sa është e mundur rritjen e pagave për punonjësit e policisë.

Brenda një mandati rritët deri në 25% pagat si në janar të 2014, por ju siguroj se 11 mijë punonjësve, lajm më të mirë se rritja e pagave nuk do mund të jepni.

Ne po përmirësojnë në themel infrastrukturën, teknologjinë, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e detyrës”- tha Tahiri.

Tahiri iu drejtua edhe me një mesazh 11 mijë punonjësve të policisë.

“Mos u mërzisni, luftoni dhe fitoni cdo betejë. Kjo e akuzave dhe baltës së përditshme ndaj jush është vetëm politike”-tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje