Ministria e Brendshme është duke përfunduar rikonstruksionin e saj.
E lënë në mëshirë të fatit për vite me radhë, tashmë ajo ka marrë formën e saj të mëparshme.
Pak histori
Në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme u krijua pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor 1912.
Pranë sheshit “Skënderbej”, në bllokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore të shtetit shqiptar ndërtuar në fund të viteve 1930, prej 1945 Ministria e Punëve të Brendshme qëndron në këtë ndërtesë.
Muri i Kujtesës
Nëse ka një institucion shtetëror me rrezikshmëri më të lartë ku jeta lufton me krimin dhe vdekjen, është pikërisht ai i policit.
Kjo godinë e rikonstruktuar, nuk mund të mos linte gjurmë në kujtim për ata që lanë gjurmë, duke u kushtuar një memorial, atyre që rendit dhe sigurisë i kushtuan jetën.
“Muri i Kujtesës” bashkon në nderimin e përbashkët ndaj atyre që shtetit dhe shoqërisë i shërbyen me trimëri, vetëmohim, ndershmëri, përulësi dhe dinjitet.
Meqenese oborri i Ministrise se Brendeshme eshte bere sefte, te pakten jemi te sigurte qe nuk eshte mbjelle kanabis !
Ne murin e kujteses duhet te jene dhe emrat e viktimave qe jane shkaktuar nga puna e keqe e policise.
Bravo çuna-i pergezoj ministri Tahiri policet qe me 30 dhjetor vrane te arrestuarin Gazmir Marku.E vrane mbasi
e kishin arrestuar dhe viktima ishte me duar te lidhura.Kuptohet qe mbasi e vrane ja zgjidhen prangat dhe
improvizuan skenen sikur u vra ne perpjekje me forcat renea.
Jane shume viktima te shkaktuara nga arma e policit por dhe nga sjellja e tyre kafsherore,rasti i fundit i Divjakes.
Fadil Hoxha quhej i ndjeri qe i u refuzuan ilacet e zemres e ky nderroj jete pa i u dhene ndihma.
Rasti Fadil Hoxhes eshte nje vrasje e paster e ministri duhej te shprehej sot-bravo çuna!.
Per keta viktima e kisha fjalen qe duhet te shkruhen mbi emrat e policeve te vrare.