PD: Karteli i Ramës i pandalshëm, Tahiri: Akuza e baltës, është thjesht politikë

19 Shtator 2016, 14:05Kronika TEMA

Pas operacionit të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj italiane në kuadër të luftës kundër narkotikëve, i cili u finalizua sot me kapjen e 1 ton kanabis në Brindisi, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paralajmëroi interpretimin e opozitës mbi ngjarjen, gjatë një fjalimi mbajtur me rastin e ceremonisë inauguruese të godinës së rikonstruktuar të MPB.

“Sot një mjet lundrues me lëndë narkotike u kap në Itali pas një operacioni mjaft të suksesshëm të policisë sonë dhe pas informacionit që u dhamë partnerëve italianë. Në mos kanë dalë, prisni kur të dalin e të na akuzojnë prapë sot, pavarësisht se ky është një sukses i policisë dhe besimit reciprok që kemi me partnerët. E meqë Policia Italiane të paktën deri tani ka kapur vetëm mjetin dhe jo trafikantët, ju siguroj me shumë bindje që askush nga opozita në Itali nuk do të dalë në konferencë për shtyp dhe të akuzojë Policinë Italiane se i lanë vetë me dashje trafikantët të iknin. Kjo e jona është një betejë e dyfishtë: njëherë me krimin në çdo cep të Shqipërisë, e po kaq me baltën këtu në kryeqytet.

Por unë kam një mesazh për të 11.000 punonjësit e Policisë së Shtetit. Mos u mërzisni. Vazhdoni luftoni. Dhe fitoni çdo betejë, në çdo rrugë dhe çdo cep të Shqipërisë. Kjo e akuzave dhe e baltës, sado e përditshme, fatkeqësisht është thjesht politikë. Ajo që nuk duhet të shohim më me sy, që duhet me patjetër të hedhim pas krahëve njëherë e mirë. Por është thjesht politikë”, ishte reagimi i Tahirit.

Nuk kaluan disa minuta dhe Partia Demokratike e mbajti fjalën. Nga selia e saj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Enkelejd Alibeaj lëshoi akuzat e përditshme për lidhje të qeverisë me narkotrafikun.

“Me makinë, me avionë, me skafe, në çdo lloj rruge, mjeti e forme, tonetala me drogë nisen çdo ditë drejt Europës nga karteli i Edi Ramës. Sot në Brindizi të Italisë është kapur një skaf me 1 ton drogë, ngarkesë e nisur nga grykderdhja e Vjosës, zona e influencës së habilajve të Tahirit. Jane kapur po sot, duke u futur në Maqedoni disa thasë me drogë. Megjithë alarmin publik, me gjithë denoncimet e qytetarëve, të Partisë Demokratike, asgjë nuk e ndalon drogën, kultivimin e trafikimin e saj. Nuk ndalet se ky është biznes qeveritar, është e vetmja alternativë që Edi Rama u ka lënë shqiptarëve. Kur droga mbulon vendin, dërgesat do të shtohen, karteli fuqizohet dhe merr në dorë rrugët ajrore, detare, tokësore”, tha Alibeaj.

4 komente në “PD: Karteli i Ramës i pandalshëm, Tahiri: Akuza e baltës, është thjesht politikë”

  1. Dion says:

    Parti e degjenerume,vazhdoni keshtu vazhdoni.

  2. Azio says:

    Sa mire qe I ditke keto gjera ti Alibeja?
    Po natyrisht ti dhe PD me ne krye Sali plehren I keni bere vete keto maskaralleqe qe ti permend.Dhe tani bemat tuaja doni t’ja vishni PS dhe policise se shtetit.
    Por cdo gje ka mbaruar per ju.Populli ju njeh se cfare zagaresh jeni dhe nuk ju a vare teneqen per ato qe llapni per dite.Vazhdoni ju qente eluftes te lehni,Karvani shkon perpara.Hani hani mut per dite se ju ben mire.Lyjini edhe turijt se ky eshte parfumi juaj ne te gjithe vendin.

  3. Kritiku says:

    More Alibeaj islamiku, nuk na tregon nje here,se si u be puna e vellait tend qe u kap? Mos u merr me enderra te SHQUP-it, por merru me gjera reale, siç eshte ndalimi i vellait tend. Per kete na jep shpjegim nje here.

  4. Ermir says:

    O bole po nuk u kap yt vella me droge ne Itali? Kjo do thote qe jeni ju ato qe luani me drogen dhe beji gam gam per te mbuluar zullumet, e keni kthyer PD nje nje parti leshi……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje