“Bashkia e re e Gramshit, deri para tre vitesh një qytet krejt i harruar, ku makinat parkoheshin në qendrën e qytetit dhe nga të katër anët shihej rrënimi nga braktisja e qeverisë në Tiranë; sot po jeton një transformim real, me qytetin që po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër urbane me hapësira publike dinjitoze për banorët, që përveç jetës sociale më cilësore, përfitojnë dhe një rritje të vlerës së pasurisë së patundshme.
Edhe rruga e re që lidh Gramshin me Elbasanin, realizuar në dy vjet me standarde të shkëlqyera, i ka dhënë një frymëmarrje të madhe qytetit duke lehtësuar ndërlidhjen e gjithë kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe duke e bere lidhjen me Tiranën në më pak se 90 minuta!
Këto zhvillime të mezipritura rrisin dukshëm nevojën për ta shtrirë më tutje, më shpejt transformimin, duke kultivuar dëshirën e njerëzve për të vazhduar të investojnë në biznese të vogla e në ferma, për të parë përtej kufijve asfikues të qytetit të vjetër në hapësirën e madhe të bashkisë së re, e cila ka një natyre të mrekullueshme dhe potenciale reale zhvillimi”.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, që ka postuar fotot e ndryshimit në Gramsh.
Më pas ai ka treguar edhe transformimin e parkut qendror në Elbasan.
“Dje në Elbasan, në veprat dhe kantieret e programit të Rilindjes Urbane. Puna e përfunduar për transformimin e Parkut Qendror të qytetit në një hapësirë cilësore publike në shërbim të qytetarëve, po vijon me kantierin e ri të sheshit “Valmi”, ku do të shtohet ndjeshëm përmasa e gjelbër e Elbasanit në funksion të jetës komunitare. Ndërkohë janë çelur dhe do të çelen disa kantiere të rëndësishme për akset turistike e bujqësore që lidhin qytetin me zonën rurale të bashkisë së re”, shkruan Rama.
Beton, beton, beton……
Bravooooooooo!!!! Sali Qeni eshte antishqiptar, e do shqiperine vetem ta rrjepi .
Sali Qeni beri autostraden Tirane-Elbasan qe eshte aksi kryesor i zones. Ed Qytetari nuk i mbaroi dot 10km me fushore rruges po ama mburret per 10 pllaka.
Vetem ti Atdheu siper dhe Paloka dukeni qe jeni te verber,ne i themi qorra,se keto foto flasin jo per pue por per transformim
Ju lumte se dhe atje ka jete.
Shume mire zbukurohet qyteti i Elbasanit por kinemaja e qytetit 3 miljon euro u shkatarrua per tu bere pallat 15 kat.Populli thote se Edi Rama nuk di gje per kete,por as opozita nuk ndihet nuk e dime se ku fle Interesi me Drita Hoxhen…Po pemet e bulevardit qe jane thare pse nuk i zevendeson Qazimi
Ndonje fushe basketbolli nuk paska ?
Sa kalon kuadratin e bukur, shtrihet varferia ekstreme e njerezve.