Kamerat e sigurisë në një kryqëzim rrugësh në Meksikë, duket se kanë filmuar momentin e frikshëm, kur një makinë përshkon tejpërtej bhë fantazmë, e cila kalon në vijat e bardha.
Pamjet e regjistruara në orët e vona të natës, tregojnë figurën gjysmë transparente të një vajze, e ngjashme me imazhin që kemi krijuar për fantazmat, e cila kalon nga njëri krah i rrugës në tjetrin, ndërkohë që një makinë afrohet me shpejtësi dhe e përshkon atë tejpërtej.
Video e frikshme ka krijuar mjaft debat në rrjetet sociale, mes atyre që e besojnë si të vërtetë dhe atyre, të cilët pretendojnë se video është e manipuluar.