FOTOT/ "Fiks Fare": Si shitet qumështi në Tiranë me bidona nga kazanët e plehrave

20 Shtator 2016, 20:37Sociale TEMA
FOTOT/ "Fiks Fare": Si shitet qumështi në Tiranë me

“Fiks Fare” vijoi mbrëmjen e së martës investigimin për sigurinë ushqimore, duke u ndalur tek qumështi, një produkt që konsumohet nga të gjithë, por sidomos nga fëmijët. Pavarësisht se është e ndaluar, në të gjitha tregjet e qytetit të Tiranës, shitet qumësht në shishe plastike nga banorët e fshatrave rreth kryeqyetit. Bidonat, që në shumicën e rasteve janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë, mblidhen nëpër koshat e plehrave dhe u shiten këtyre banorëve për 5 ose 7 lekë.

Një investigim i gazetarëve të “Fiks Fare” ka nxjerrë në pah rreziqet që sjell kjo tregti dhe pasojat që ka për konsumatorin. Rreziku bëhet edhe më i madh, pikërisht me rritjen e temperaturave, ku produktet ekspozohen nga pluhurat dhe dielli. Në minitregjet informale shiten edhe nënproduktet e qumështit, si gjalpi, djathi, gjizë, kos, etj.

Qumështi i shitur në kushte rruge nga banorët e fshatrave, i vendosur në shishe plastike të përdorura më parë, është i ndaluar që të tregtohet për shkak se është i pa kontrolluar. Nuk ka një ambalazh të përshtatshëm dhe është lehtësisht i kontaminueshëm. Për çdo sekondë që qumështi nuk ruhet në kushte frigoriferike, mikorobet në të shtohen me miliona. Dhe për më tepër, mund të mbart infeksione dhe sëmundje të transmetueshme tek njerëzit.

Lopët, dhitë dhe delet, edhe pse në pamje të jashtme duken të shëndetshme, mund të përcjellin nëpërmjet qumështit, për muaj dhe vite me radhë, brucela në sasi të mëdha. Njeriu bie në kontakt me “brucelozën” ose “ethet e melitensës” nëpërmjet konsumimit të këtij qumështi të infektuar (të pa zierë) ose të djathit të infektuar.

Bëhet fjalë për një sëmundje serioze, me kohëzgjatje të madhe, me rikthime të sëmundjes dhe me mundësi shfaqjesh të komplikimeve klinike. Pavarësisht se është i ndaluar, në të gjitha tregjet e Tiranës shitet qumësht në shishe plastike. Por, ku i gjejnë ata këto bidonë? Për më tepër, janë bidonë që, në shumcën e rasteve, janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë. Për 100 apo 120 lekë të reja, në treg mund të blesh një bidon 1.5 litërsh qumësht.

“Fiks Fare” ka dokumentuar shitjen e qumështit në rrugë, madje edhe personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanët e plehrave. Ata që janë

më pak të deformuar, nuk i prishin, por i vendosin në qese të veçantë. Më pas, me “porositë” e shitësve ambulant, i ruajnë dhe ua shesin atyrë.

Një nga bashkëpunëtoret e “Fiks Fare”, bisedoi me disa nga personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanet e plehrave, apo në vendgrumbullimet e tyre. Shumica e tyre pranuan që këta bidonë ja shisnin banorëve të disa fshatrave. Këta të fundit i përdorin për qumështin.

“Ti e hedh në plehra, unë marr bidonin dhe ia shes fshatarit” i thotë gazetares së “Fiks Fare” një nga personat që mbledh bidonë në kazanet e plehrave. Megjithatë, ka edhe nga ata që, pavarësisht se mbledhin në plehra, nuk poranojnë që t’i shesin tek fshatarët edhe pse ja kërkojnë. Një prej tyre i thotë gazetares së Fiksit që të bëjë kujdes e të mos blejë qumësht në rrugë.

Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar disa persona, të cilët shesin qumësht në rrugë, dhe i drejtohen kazanëve të mbeturinave për të marrë bidonë plastikë. Madje, disa prej tyre i marrin vetë nga nga këto kazanë.

“Fiks Fare” bleu disa shishe qumështi në disa tregje në Tiranë. Madje, edhe tek banorët e fshatrave që i marrin bidonët në kazanët e mbeturinave. Këto shishe qumështi i dërguam për të kryer analizat pranë ISUV.

Pas analizave, qumështi në shishet plastike, doli me ngarkesë të lartë mikrobiologjike. Madje, edhe me qeliza somatike të larta, çka tregon që qumshti mbart infeksione. Ky qumësht që shitet në rrugët e Tiranës ishte e papërdorshëm, si për prodhim, ashtu edhe konsumim, pavarësisht se ekziston një mit që me zierjen mikrobet zhduken. Nëse pika e vlimit është 100 gradë, bashkë me një pjesë të mikrobeve zhduken edhe vlerat në vitamina që ka qumështi.

Rreziqet nga qumështi që shitet në bidonë plastikëtë ricikluar dhe në rrugë

Mund të mbart ëbakterie të rrezikshme si “Salmonella”, “E Coli” dhe “Listeria”.

Jashtë frigoriferit, pas 20 minutash, bakteriet shtohen me një milion.

Më pas, shumëzohen me 10 dhe 100 fish.

Prania e mikrobeve dëmton proteinat.

Dobëson sistemin imunitar tek fëmijët.

Qumështi i infektuar shkakton “Brucelozën” ose “Ethet e melitensës”.

Ka kosto të lartë ekonomike, blini sot lirë dhe paguani 100 fish për shëndetin nesër.

6 komente në “FOTOT/ “Fiks Fare”: Si shitet qumështi në Tiranë me bidona nga kazanët e plehrave”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    hani o beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaa se u be deti…………….qumesht! allah uakbar!!!

  2. tironsi i vjeter says:

    OOOOOOOOO Minister Panariti …….. qe mos qofsh ….! ku ke humbur dhe per cfare paguhesh o derezi…….. ?

  3. mirela says:

    Perse eshte me i sigurte ai i Lufres qe behet me qumesht pluhur te skaduar nga Serbia??Keto shishe lahen se ndryshe qumeshti prishet e nuk jua blen kush me ..fshatareve!!

  4. Naimi says:

    Kur i heq policia bashkiake I turret shoqeria civile me shpate ne dore, kur I lejne prape eshte keq.Tani si do e lejme ket muhabet )))))

  5. Arben says:

    Duhet te kete bidona te ri ne shitje te lire dhe ne kete rast nuk perdoren bidonet e vjeter. Kjo eshte zgjidhja. Nuk zgjidhet me gjoba e as bllokim, se nuk ka ku e merr fermeri bidonin e as nuk e derdhe qumeshtin. Pra duhet shteti perkatesisht Ministria e Bujqesise te jape nje grant nje firme per prodhim te tille bile me tape sigurie qe jete me cmim real sa kushton psh 50 leke te vjetra dhe ok fshatari merr sa te doje dhe nuk ka infeksione. Apo e tha fiksi te gjobis fshatarin nuk ka. E tha fiksi te dalin bidona ne treg dhe fshatari te shese qumeshtin
    E dini se prej 25 vitesh se bujqesi ne Shqiperi nuk ka. Pse te kete Ministri bujqesie sa per numer. Ku eshte bujqesia? Kjo duhet te jete nje Axhensi ne vartesi te Ministrise Ekonomise, por ama te punoje. Gjera qesharake Ministia e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrotjes Konsumatorit . Populli vete mbjell, vete ushqehet e askush nuk e ndihmon e mbron. Toka 25 pa u ndare. Edhe ato qe e disponojne nuk kan dokumente. Ish perdoruesit e ka shitur ka kaluar 5 duar e ska askush dokument. Sa e ke blere duhen para ne Komuna ta bejsh me letra e ne fakt toka eshte e jotja. Duhet cdo Komune fimim me dron dhe token kush e disponon qe te paguaj edhe tatime e pastaj te dihet sa toke eshte . Cdo gje eshte fallco, vete punonjesit pa aresim e te korruptuar ne 25 vite e kan lidhur aq keq fshatarin sa nuk po del nje shtet qe ta zgjidhe nga keto mbrapeshti. Nuk punohet toka se ne Shqiperi nafta me e shtrejta ne rajon etj. Duhet shteti te vere dore.

  6. Strong says:

    Për qytetarët: Përse e blini qumështin në rrugë? Unë do të abonoja një familje fshati me lopë dhe do të shkoja çdo tre ditë ta merrja vetë qumështin e freskët direkt nga mjelja, nga 3-4 litra në kushtet higjenike që më përshtaten mua dhe me enët e mia! Bile me këtë rast, shikoj a ka edhe ndonjë prodhim tjetër të freskët oborri. Kaq ishte!!! Përse qaheni? E doni gati ke bytha e pallatit, të të vijë fshatari e të rrijë poshtë si langua që ti të begenisesh e të marrësh një shishe qumësht, e ai i gjori të bëjë rrugën , të ushqejë e të mjelë lopën, të sigurojë ambalazhin etj e gjitha kjo për 40-50 lek litri! Sa qesharakë që bëheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje