Nëse ke një zanat dhe dëshiron të punosh në Gjermani, mjafton të paraqitesh në zyrat e punës për t’u orientuar me procedurat se si mund të pajisesh me vizë pune, pa pasur nevojë të nisesh si azilkërkues.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi konfirmon kërkesën e Gjermanisë për të punësuar 46 mijë persona në punë që nuk preferohen nga gjermanët.
“Janë 46 mijë kërkesa nga sheti gjerman, por kjo nuk do të thotë që do të vijnë të gjithë nga Shqipëria. Së bashku me qeverinë gjermane, nëpërmjet programit të mbështetjes gjermane GIZ, ne kemi filluar punën nëpër disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë. Do të përgatisim asistencën e afruar nga Shërbimi Social Shtetëror për të gjithë ata që kanë një profesion. Mjafton profesioni dhe kontrata e punës për të bërë të mundur vizën e punës në Gjermani”, tha Klosi, raporton TCH.
Por, sipas Klosit, në zyrat e punës ka më pak kërkesa sesa pritej, për faktin se i pakët është edhe numri i atyre që kanë një zanat. Ndryshe paraqitet situata për infermierët, të cilët janë të kërkuar në Gjermani dhe vetëm për këtë vit, deri më tani, janë punësuar sipas rregullave 460 infermierë.
Edhe pastaj te punoje ne shqiperi mami i klosit bashke me gruan e tij dhe te edi rames. Qeveri pushtash e horrash ju e doni kete vend te mbushur me injorante e horra se dhe pak ata te mencur mezor po prisni ti qeroni. Ju jeni per tu pushkatuar si enver hoxha te gjithe plehrat qe bashkepunuan me armikun ne 44en. kriminelet e ketij vendi skane te sosur, skeni faj se ata te mjere emigrante ju kane mbajtur 25 vite, po atyre u dhuhet thene sikur nja 3 muaj mos sjellin as edhe nje euro e ky vend kapitullon. OOOOOOOOO politikane , o Mero po ku jeni mer burre, ku jeni more se keta jane kriminela po nxjerrin trurin dhe po na e shesin per pune te mire. keta duhen pushkatuar o kriminele
Po pse gjermania nuk puneson arabet qe i moren me aq pasion e dashuri?
Ndërtoni Gjermaninë, që të shisni pak mënd kur të ktheheni në fshatin e braktisur nga vetë ne.