Një aksident i frikshëm mes tri motoçikletave duket se ka përfunduar mjaft keq për të gjitha palët.
Në videon e filmuar nga një kalimtar, duket momenti kur dy motoçikleta rrezikojnë të përplasen, por që në momentin e fundit arrijnë të shmangin njëra tjetrën. Megjithatë, një motoçikletë e tretë afrohet me shpejtësi, duke e komplikuar situatën për të gjithë.