Njohja e pensioneve me Italinë, ministri Klosi nis negociatat në shtetin fqinj

21 Shtator 2016, 19:09Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali dhe gjatë takimit me zv/kryeministrin italian diskutoi për përmbylljen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve të emigrantëve.

Shqipëria po bën përpjekje për njohjen e pensioneve me Italinë fqinje. Mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali penalizohen nga e drejta për të përfituar pension pasi mes vendeve respektive mungojnë marrëveshje zyrtare për njohjen e viteve të punës.

Këto nuk janë negociatat e para mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë drejtim, por marrëveshjet nuk janë konkluduar pasi për Italinë kjo është një barrë e madhe financiare për shkak të numrit të madh të emigrantëve në këtë shtet.

“I inkurajuar nga mbështetja e zëvendëskryeministrit Italian, Tommaso Nannicini, për t’i dhënë një impuls të ri, arritjes së marrëveshjes së pensioneve mes dy shteteve.

Nannicini do të vizitojë së shpejti Shqipërinë për të vijuar me komunikimin e drejtpërdrejtë për këtë çështje. Falenderova në emër të qeverisë shqiptare, Italinë mike për gjithë mbështetjen që I ka dhënë dhe I jep Shqipërisë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Veçanërisht në këtë fazë të rëndësishme për fuqizimin e arsimit profesional, mbështetja e Italisë ka qenë shumë dimensionale. Italia mbetet një vend partner, por mbi të gjitha një vend mik I Shqipërisë”, shkruan Klosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje