Ristani nxjerr dokumentin që thotë se mban vulën e SHISH: Paulin Sterkaj, i përfshirë në trafikun e drogës

22 Shtator 2016, 18:21Politika TEMA

Deputeti i PD-së, Arben Ristani ka lexuar sot në kuvend një dokument, për të cilin pretendon se është i SHISH-it.

Në të, sipas Ristanit, thuhej se deputeti Paulin Sterkaj ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe prostitucion.

Dokumenti i ishte dërguar, sipas Ristanit, kryeministrit të atëhershëm, Ilir Meta.

Më poshtë pjesë nga fjala e Ristanit:

“Tani për atë që foli këtu, unë kam një document zyrtar me firmë dhe vulë që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm. Sipas këtij dokumenti thuhet që shefi i Komisariatit të policisë së Lezhës Paulin Sterkaj, merrej me trafik droge dhe prostitutash. Po e citoj dhe sdua të lexoj emrat e tjerë por është me firmë e me vulë. Merrej me trafik droge dhe prostuticion, me dokument. Sa për të thënë, ose për të ilustruar se cfarë ka mbledhur Aleanca e cila mori pushtetin due rrëzuar Sali Berishën.

Kjo përbërje, e gjitha njësoj nga më i madhi te mëi vogli, nisën punën në tetor 2013, pikërisht me një ligj  që kishte të bënte me plehrat.

Pra aleanca e qelbsirave erdhi dhe u mor me ligjin e parë, ligjin e plehrave

Nuk besoj se ekziston në Europë, as edhe në Afrikë, një qeveri që ta nisë ditën e saj të pare, të punës me Plehrat dhe e përfundon po me Plehrat,

Madje po prej Plehrave, në at’fillim, na bëri gazin e gjithë botës, duke vënë në pikëpyetje edhe marrëdhëniet me aleatin tonë më të madh, SHBA, kur një herë tha PO dhe pastaj JO për ato që do duhej të vinin nga Siria.

Ngriti ne këmbë të madh e të vogel në atë kohë për armët kimike që do vinin nga Siria.

Asnjë qeveri në botë, nuk do të donte të mbahej mënd ose të identifikohej si Qeveria e Mbetjeve, po ti referohemi termit ligjor, apo e plerave si thuhet rëndomt, por me qeverinë tonë ndodh ndryshe.

Faktet janë të tilla,

Shikoni dhe dëgjoni së ç’po ndodh sot, me rikthimin për votim të këtij ligji, që njihet si ligji i plehrave:

Ky rast eshtë nga shembujt më të mirë, më përgjithësues, më të qartë të amoralitetit dhe pafytyrësisë, jo vetëm tëKryeministrit, por edhe të gjitheë sektit të tij të krimit”.

Replika e deputetit Arben Ristani pas fjalës së Taulant Ballës

Ajo që unë thashë dhe që iu referova një dokumenti me firmë e vulë të punonjësve të shtetit.  Ky dokument i drejtohet ish ministrit të Brendshëm Spartak Poçi dhe kryeministrit të asaj kohe. Po lexoj një pjesë të dokumentit sepse aty ka edhe emra të tjerë.

“Shefi i komisariatit të Policisë Lezhës, Paulin Sterkaj dhe shefi i Ndjekjes së Krimeve në këtë komisariat…në bashkëpunim me policin dhe shoferin filan…, merren me trafikun e drogës dhe prostitutave”.

E shkruar me firmë dhe vulë. Nuk u referova fjalëve. E përmenda këtë dokument pasi deputeti në fjalë sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Para se të akuzosh duhet që së pari të shohësh veten dhe kush është ai që thotë ato?! Ai që tha ato është ky që fola unë.

12 komente në “Ristani nxjerr dokumentin që thotë se mban vulën e SHISH: Paulin Sterkaj, i përfshirë në trafikun e drogës”

  1. Sali says:

    Po ti o Ristan, kur e dije kete gje, pse nuk e sulmove me heret, apo e ruanit si as nen menge per ti bere shantazh kujtdo qe i del kundra vijes se ndritur dhe largpamese te Partise Demokratike

    1. Kujtim says:

      Po ti o Ristan ke qene vjedhesi i votave sa lek ke mar o legen qe e bere Lulune kryrkar Bashkie sa raki ke pire o matuf

    2. Kujtim says:

      Po ti o Ristan ke qene vjedhesi i votave sa lek ke mar o legen qe e bere Lulune kryrkar Bashkie sa raki ke pire o matuf,,,,,,,,,,,,,,ti je per burk o burgaxhi

  2. cimi says:

    Sali ndyrsira o Ristan pijaneci kur e dinte qe zoti Paulin merrej me trafik droge pse e beri deputet ne 2009.

  3. Urimi says:

    More se kptoj ku na mbeti morali,kur edhe ristani qe del i dehur tape na flet per moral ateher çfar na mbetet,ku ishte ky i pa moral para tre vjetesh kur bota me shume fliste per Lazaratin dhe shqiperine sesa per bolivine,meksiken apo edhe vete rusine e putinit,po per “suksesin” e zgjedhjeve sa ishte kryetar i KQZ-s kush eshte fajtor ristan,ne mos Paulini,po per prostitucionin dhe gjithe ato vajza shqiptare qe shiteshin e stershiteshin ne itali dhe vete ish kryeministri berluskoni e dekoronte sali berishen pikerisht per kete qeshtje duke i thene edhe para mediave se na ke sjelle zogza shume te mira,po ashtu ristan kam fakte edhe sot ne disa shtete te europes disa qe jane ne gjendje qe te ta japin plumin per sali berishen,po bajne krim me vajza shqiptare,me vjen turp kur i shof ne rruge por edhe me turp kur degjij pikerisht kurvat si ti te flasin per kete problem kombetar,prandaj ristan sikur te kishte drejtesi ti duhet te ishe duke u kalbur ne Burrel ose Spaq dhe sikur te kishe “Zot” ti duhet te ishe harruar qe moti.

  4. shqip says:

    sterkaj ka qene deputet i pd-se. o arben rakia, holloje me uje se te ze. sa per shish-in e gazidedes e te vishos, dihet qe jane leva te berishes. funksionojne si shtet paralel. me siguri qe eshte nje nga ato letrat higjenike te doktorit dixhital. nuk na the ore ristani i alkolizuar, a keni bere padi ne prokurori? per plerat e kemi llafin. kur erdhen keta te sotmit ne pushtet, kryeministria e saliut ishte e mbushur me plera. dhe pikerisht keta e filluan nga plerat se s’mund te punonin mbi plera e per plerat. ju a qaj hallin. ky ligji i ri per plerat nuk ju gezon aspak. o shpellare, behet fjale per mbetje te gjelbera te riciklueshme. ju nuk hyni ne listen e gjelber. ne fakt ky popull ka dal disa here ne proteste (zgjedhje) kunder mbetjeve talebano shpellare. s’ka fabrike t’ju ricikloje ju te shqupit. pregatit valixhet, 2017 po afron, dhe ti njeri pervers nuk do ulesh me ne karriket e kuvendit.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    SHISH-i i Saliut e Ristanit mund te kete shkruar shume e shume poshtersi te tjera,por fakti qe Paulinit “i hengren mune”,sic thote populli, tregon se jane marre me thashetheme dhe jo me fakte…
    Suksese Paulin dhe ma ki kujdes kete pijanecin… ?

  6. Arben says:

    Raki. Ponc.fernet. uiski. Kocimare. . veglat e punes te Ristanit.

  7. Risto Ristu says:

    PS duhet te merret me plehrat o Ristan se ti e gjithe plehrat si ty nga te gjitha krahet e politikes duhet t e shkojne ne burg jo te largohen, koha per tu larguar mbaroi, Ju te gjithe duhet te shkoni ne burg.Ti je nje person me precedente penale, me veprimtari kriminale akoma te pagjykuar si manipulimi i zgjedhjeve dhe e fundit me ushtrim kurverie se shkon me kurva.E kam me firme e me vule nga kurvat dhe ju kerkon sherbim pa mbrojtes, qelbesire seksuale.Mire rakine po edhe me kurva.Hy qafir e bir qafiri.

  8. Bregu says:

    Per te vertetuar kete qe thote z. Ristani kthehuni pak mrapa dhe ne kohe dhe shikoni arshivat e televizoreve lokale ne Lezhe dhe do gjeni deklarat e Kryetarit te P D Lezhe te asaj kohe dhe do vertetohet plotesisht thenia e Z .Ristani kjo eshte plotesisht e vertete.

  9. loni says:

    PAULININ EDINE TE GJITHE QE ESHTE I IMPLIKUARE ME POSHTERSI ME DROGE PO IVJENE ORA EDREJTESISE

  10. Nostradamus says:

    Si ka mundesi qe koqe kandari si puna e ketij pijanecit mbajne poste drejtuese ne PD. Ky njeri turperon kedo dhe deri sa ne PD te drejtojne njerez te tille harrojeni qe kjo force politike te vije ne pushtet.Lum PS me kete opozite te shpartalluar qe kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje