Derbi është sfida më e rëndësishme e kampionatit, dhe në këtë mënyrë ty dyja ekipet e kryeqytetit kërkojnë që të marrin fitore.
Në konferencën për shtyp Erando Karabeci u shpreh se Tirana në këtë takim do të synojë vetëm fitoren që i ka munguar sipas tij për shkak mungesës së fatit.
“Jemi perballe nje ndeshjeje te rendesishme. Kunder Partizanit eshte nje ndeshje speciale, e cila duhet fituar me cdo kusht. Nese fitojme sigurisht qe do te kemi nje vazhdimesi edhe me te mire ne ndeshjet e radhes. Momenti qe Tirana te fitoje ne derbi ka ardhur me kohe. Ne derbi jo gjithnje fiton me i miri. Keto ndeshje i vendosin episodet dhe fati. Ne na ka munguar fati ne sfidat e fundit. Duhet te perqendrohemi maksimalisht dhe te kemi edhe pak fat, element ky qe na ka munguar ne sfidat e fundit”
Me tej ish lojtari i Partizanit tha se Tirana nuk i feston asnjëherë barazimet ndaj të kuqve, por është Partizani që i ka festuar ato.
“Tirana feston per barazime? Jo, asnjehere nuk ka ndodhur! Nese rivalet e kane fjalen per festen ne derbin e fundit pas barazimit 2-2, thjesht per ta sqaruar dua te them se pershendetem tifozet pas ndeshjes edhe per faktin se i prishem pune Partizanit ne luften per titull. Partizani eshte ai qe feston per barazimet. Tirana me shume se te kuqte ka titujt kampion dhe fanella i peshon me shume se ajo e Partizanit” përfundoi Karabeci./f.b