Ilir Meta: Në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik

23 Shtator 2016, 09:43Sociale TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta në takimin ndërombëtar të Komitetit të Monitorimit të PACE-s deklaroi se Shqipëria është shembull për abshkëjetesen shqiptare.

Meta tha se Tirana është si Jeruzalemi, por fjalën këtu e ka paqja. “Në Shqipëri, myslimani dhe katoliku urojnë dhe festojnë festat e njëri-tjetrit. Shqipëria është vend i harmonisë fetare”, tha ai.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik. “Disa politikanë flasin për paqen, por veprojnë me urrejtje. Ne nuk kemi radikalizëm fetar, por politik dhe sfida jonë është që të luftojmë së bashku këtë lloj radikalizmi”, vijoi Meta.

2 komente në “Ilir Meta: Në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik”

  1. Kazani i plehrave"Ilir Meta" says:

    Ke shume te drejte, vetem se dua nje verifikim nga FBI per ato qe thua.

    Cudi, per plehrat nuk u kujtua dhe i prish menjen fshatarit te gjore Like Floriri.

  2. Io says:

    ne shqiperi po u rrembehen pronat orthodokseve, shikoni Himaren,, Samir Mane dhe emra myslymane nga pas, po rremjene me dokumenta fallso dhe gjyqe skandaloze pronat e himarioteve te krishtere….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje