Importi i mbetjeve/ Qeveri tjetër, ligj i njëjtë. Mazhoranca e majtë rikthen në fuqi pikë për pikë ligjin e miratuar nga qeveria "Berisha"

22 Shtator 2016, 20:09Sociale TEMA

Projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, edhe pse të enjten në Kuvend hyri si ligji “Shalsi”, në të vërtetë është një ligj i miratuar në vitin 2011 nga ish-qeveria e Partisë Demokratike.

Në fakt ligji, që përbën një nga draftet më të debatuara dhe kontroverse në historinë e Parlamentit, ka po ashtu një histori të pazakontë. Gjithçka nis në vitin 2011, për koiçidencë në të njëjtën datë, fiks më 22 shtator.

Në seancën e asaj date, Parlamenti miratoi ligjin bazë për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili i hapte rrugë importit të mbetjeve në Shqipëri. Por, një dispozitë tranzitore e vendosur në ligj e ndalonte importin për dy vite, deri në daljen e akteve nënligjore.

Pra, sipas ligjit, kufijtë e Shqipërisë për mbetjet e botës do të hapeshin në shtator të vitit 2013. Pikërisht në këtë muaj ndodhi rotacioni politik. Edi Rama, në fushatën elektorale e kishte shpallur si zotim solemn ndalimin e importit të plehrave. Dhe, së bashku me vendosjen e fotos së Ismail Qemalit në zyrat e shtetit, këto ishin dy vendimet e tij të para si kryeministër, të firmosura simbolikisht përpara kamerave të Top Channel.

Në tetor të vitit 2013, mazhoranca e majtë miratoi një projektligj me 6 nene, i cili ndryshonte ligjin e 2011-s, duke mbyllur kufijtë e Shqipërisë për importin e mbetjeve.

Ndryshimi më i rëndësishëm ishte neni numër 2, i cili riformulonte nenin 48 në ligjin e vjetër me një fjali të thjeshtë: Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.

Kjo ishte fjalia, që ndaloi për 3 vite importin e mbetjeve nga jashtë në Shqipëri. Por, projektligji i propozuar nga 3 deputetët e mazhorancës shfuqizon pikërisht këtë fjali dhe të gjashta ndryshimet e 2013-s, duke rikthyer në fuqi pikë për pikë ligjin e miratuar nga qeveria e mëparshme. Ligji “Shalsi”, “Rama”, apo “Berisha”, në fakt është e njëjta gjë.

Nga nesër, në Shqipëri mund të rifillojë importi i mbetjeve./ TCH

8 komente në “Importi i mbetjeve/ Qeveri tjetër, ligj i njëjtë. Mazhoranca e majtë rikthen në fuqi pikë për pikë ligjin e miratuar nga qeveria “Berisha””

  1. Zigur Qarri says:

    Kesaj i thone,te lepishe ate qe ke peshtyre.
    Asnje force politike nuk eshte më e besueshme.
    Shteti shqiptare nuk eshte ne gjendje te kontrolloje ushqimet dhe ilaçet e importuara,do te kontrolloje plehrat!
    Shqiperia nuk i riciklon plehrat(sepse ka teknologji teper te kushtueshme dhe nuk ka bythe kush te investoje),por i depoziton.
    Seleksionimin e plehrave,pordhitikanet tane e shesin per industri ricikluese.

    1. eeeeej says:

      Mos fol kur s’di !

  2. populli says:

    çrendesi ka , a eshte ligji i Shales a i Bales, krimin po e ben ai qe e zbaton, dhe ky eshte RAMA, as Shala as Bala …

    1. e di ti says:

      Ju’a ngaterrojne informacionin,ju thone nje pjese te se vertetes,nuk sqarohet pse, qe te mos kuptoni asgje dhe te beheni te pakuptueshem dhe pataj ju thone “ata jane njesoj si Berisha si Rama” ?
      Kush e ha behet budalla ?

  3. Sami says:

    Rama ti erdhen ne pushtet se anulove kete ligj. Tani ky eshte fundi jot sepse kredua jote politike mori fund. Kete idiotesi nuk do ta bente asnje politikan para zgjedhjeve. Tani mendo se ku do ta kalosh pensionin tend politik. Me kete qe bere humbe pjesen me te rendesishme te personalitet tend KREDIBILITETIN tek elektorati si njeri dhe politikan dhe po keshtu edhe partia qe ti udheheq. Ju humbet besimin e njerezve dhe kjo eshte humbje qe mendja jote nuk eshte ne gjendje ta vleresoje. Ti ke marre fund. Me kete qe bere vertetove pretendimet e berishisteve se te tere jane njelloj. Rezultatet ke per ti marre ne zgjedhjet. Cdo risk ka nje kosto dhe ti ke per ta paguar ate.

  4. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Bisnezi i plerave dhe bisnezi i sherbimeve funerale jane te pashterueshme. Jane me mire se te shesesh droge. Ne shumicen e vendeve keto dy bisneze i ka mafia. Ndersa tek ne mafia jane vete140 pushtat. Jeta eshte e gjate… ndoshta mbas disa vitesh do jeni nje mut. Por njerezit nuk do ju kursejne as ju dhe as ata femijet tuaj amorf qe bejne dasma dhe festa me 500 te ftuar dhe harxhojne nje mal me lek.Tju urosh vdekjen eshte pak per ju.

  5. Ngrihu shqiperi se u helmove ngrihuni shqipetare sa nuke eshte vone Riciklimi i plerave te imporitit eshte vdekja e ngadalte e popullit nuke do te lindin me foshnje normale por copa mishi te deformuara. Europa do te shpetoje duke mbytur anijet e vjetera te tej mbushura me mbetje kimikate shkataruese per jeten por tashme kriminelat banditat e parlamentit shqipetare po i ofrojne shqiperine si vende per strehimin apo groposjen i mijera tonelatave qe do vershojne drejte shqiperise ,shume here me te rezikeshme se armet e Asadit qe skandalin e miratuar prej nje grushti tradhetaresh ,i zbythi protesta e fuqishme e popullit ,armet e Asadit do te mbikqyreshin prej nje stafi te mire pregatitur, ndersa doganat nga do vershoje vdekja do te jene nen kontrollin e banditave te rames e te hajdutit ilir met. BLLOKOJENI ATE NDERTESE QE QUHET PARLAMENTI I SHQIPERISE ,MOSE LEJONI QE FUNDERINAT E PARLAMENTIT TE SHKATEROJNE E TE HELMOJNE NJEHERE E PERGJITHMONE SHQIPERINE , koha nuke pret ndaloheni me cdo mjete kete skandal.

  6. Pellazgos says:

    E shikoni se cfare ben “nacionalzmi” apo urrejtA emra ja e njeri tjetrit ne emer te Feve,Politikes qe mbeshtet keto semundje te ardhura me dhune,si Islami ashtu edhe Kisha Katolike.
    Mire apo keq e kemi thene me mijera here qe ky vend qe eshte katandisur si Hani I Stavros ka patur nje Fe Orthodokse per 1000 vjet Bizant, nje identitet me emra Greke Orthodoks.
    Tani,ne emer te nje shteti me identitet Arabe po degjenerohet dhe si rrjedhim jo plehra por do dali ne Semafore per para,shteti me kulture te lashte Greke I quajture T Alibanistane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje