228 shkencëtarë nga 33 vende të ndryshme apel Ramës: Tërhiqu nga ndërtimi i hidrocentralit mbi Vjosë

22 Shtator 2016, 19:08Sociale TEMA

Plot 228 shkencëtarë, nga 33 vende të ndryshme i kërkojnë kryeministrit shqiptar, Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosa, të paktën për tre vitet e ardhshme.

Ata konsiderojnë se gjatë kësaj periudhe duhet kryer një vlerësim i duhur për ndikimin mjedisor të këtij projekti në lumin Vjosa.

Në memorandumin drejtuar Kryeministrit kërkohet të vendoset një moratorium tre vjeçar për çfarëdolloj plani ndërtimi në lumin Vjosa dhe degëve të tij dhe të kryhet një hulumtim sistematik dhe vlerësim i lumit Vjosa nga një ekip i shkencëtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Dr. Martin Pusch nga Leibniz – Instituti i Ujërave të Ëmbla Ekologjisë, në Berlin thotë se hidrocentrali Poçemit mund të shkatërrojë këtë vlerë unike dhe se vlerësimet mjedisore në përgjithësi nuk i korrespondojnë asaj që shkruhet në letër.

Ndërsa Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës shprehet se një vlerësim i impaktit mjedisor është i nevojshëm në mënyrë që të evidentohet në mënyrë të besueshme ndikimi i projektit hidroenergjetik të Poçemit.

Ky memorandum vjen pas më shumë se një viti përpjekjesh të komunitetit shkencor për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga projekti.

6 komente në “228 shkencëtarë nga 33 vende të ndryshme apel Ramës: Tërhiqu nga ndërtimi i hidrocentralit mbi Vjosë”

  1. Albogentivlora says:

    Mallakastra dhe Laberia duhet ta mbrojne Vjosen edhe me arme po te jete puna. Kush te guxoje te nguli lopaten do perfundoj duke hapur varrin e vet. Vjosa eshte lumi me piktoresk i Shqiperise dhe lugina qe pershkron ky lum ka karakteristika te vecanta qe nuk gjenden ne Europe. Plus dhe Pocemi do shkaterrohej perfundimisht dhe do vinte ne pikepyetje furnizimin me uje te pijshem te Mallakastres.

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut..☆ says:


    O Djalo,
    dëgjo seç thonë
    Nuku janë
    Si ca gjitonë
    Që të marrën
    Det e pronë
    Ashtu siç
    E kan zakonë.
    .
    I Dëgjo
    Dinë ç’thonë
    S’dëgjuat?
    E zeza jonë
    Dhe pes vjet
    Ti urdhëron
    Prapë ky popull
    Të voton !
    .
    Mos dëgjo
    Sali dobiçin
    Këshilltar
    Kishte Fazlliçin
    Trashgimtar
    Zeni buzëpiçin
    Hysmeqar
    Flamur Kërriçin .
    .
    .
    .

    1. Qipidhari pe Qipidhasi says:

      ahaahahaha kete e pakse kopsitur mire

  3. kuq e zi says:

    jam me shkencetaret por…
    cthone keta shkencetar te leshit per pjesen e vjoses ne greqi ku shteti grek devijon 80% te ujrave????? ……….
    cfare nuk e degjova??????????

  4. Sulejman Pumi says:

    Jane disa probleme ne kete lajm, i cili perben nje problem kompleks: ekonomik, realpolitik dhe ne fund mjedisor.
    E para, nuk mund te dorezohet nje memorandum kryeministrit te nje vendi nga cilido qofte, shkencetar(kam dyshim se sa shkencetare jane keta tipat, apo persona ne sherbim me politikes). Nuk kane asnje te drejte. Mund te japin disa rekomandime nese i kerkohet.
    E dyta: Hidrocentrali i Pocemit, apo nje hidrocentral i rendesishem ne Vjose, MEDOEMOS duhet ndertuar. Kete e them une nje ish studjues e projektues i ketyre veprave hidroenergjetike per mese 35-40 vjet. Dhe po te pyesesh te gjithe inxhinierat qe kane punuar ne kete sektor, do te thone PO.
    Ky hidrocentral ne Vjose eshte polica e insurances qe Shqiperia do te ngreje kundrejt Greqise, sepse i duhet doemos. Sikurse mund ta dini, Greqia ka devijuar nga Vjosa 8 m3/sek dhe ka plane reale per te devijuar gjithe lumin Vjosa, pa lene asnje pike uje te hyje ne territorin shqiptar. Ne kete menyre Vjosa do te kthehet ne nje lume shume te vockel te zakonshem, vetem pjesa qe formohet ne Shqiperi. Kjo do te kete pasoja te pallogariteshme per Shqiperine ne pjesen e poshteme. Greqise i duhet ky uje per ta devijuar ne gryken e Mecovos dhe per prodhim elektriku. Nuk po zgjatem te pershkruaj ne detaje kete.
    Ujrat kufitare rregullohen me marreveshje nderkombetare, ku deri ne 1/3 mund te devijohet, nesa marreveshje nuk ka, ku ne keto raste fiton me i forti ekonomikisht, ushtarakisht dhe me lidhjet nderkombetare qe ai ka.
    Fatkeqesisht, megjithe perpjekjet e bera, nuk u arrit te neneshkruhet nje marreveshje me Greqine, dhe shenjat jane qe nuk do neneshkruhet, duke qene se problemi i ujrave ne Ballkan e gjithe boten sa vjen dhe akutizohet me shume. Te gjitha studimet tregojne se do duhet me shume uje pas 20 vjetesh se sa nafte. Uji qe tani eshte kthyer ne nje komodity nga me te rendesishmet e me strategjiket.
    Ne keto kushte, ndertimi i nje rezervuari ne Vjose (Pocem apo gjetke) eshte domosdoshmeri, biles sa me shpejt. Kjo eshte ajo polica e insurances qe nje shtet desheron ta kete me parate e investuara nga nje shtet tjeter. Nderkohe te jep kohe qe pas mbarimit te periudhes se koncensionit te kesh mundesi te tjera per te mos e lejuar kete devijim.
    Biles, sot, pa krizes se thatesires se sterzgjatur ne Kaliforni, pasja e rezervuareve me uje si depozite, apo ckripezimi i ujit te detit i aplikuar me shume sukses nga Izraeli (ajo qe quhet diplomacia e ujit sot), treguan efikasitetin e tyre.
    Ne keto kushte, kur jemi akoma te dobet, eshte e domosdoshme te shohim ne drejtim te realpolitikes se sa te nje letre qe 238 veta paskan derguar per disa probleme mjedisore apo per ruajtjen e biodiversitetit.
    Me sa shoh nga ajo qe shprehet ne leter, keta njerez ndjehen me shume te prekur pse nuk jane vete te perfshire ne keto studime te vleresimit te impaktit ambiental (VIA), apo te metodologjive te perdorura, qe kudo ne vende te ndryshme jane me detaje te ndryshme.
    Ne duhet te mbrojme interesat tona, ato jane primare, bazuar fort ne kritere ekonomike dhe shkencore, por te mos harrojme edhe politike, sidomos me fqinjet.
    Mos harroni se cdonte te bente Maqedonia me Radiken, besoj eshte e fresket. Kjo quhet realpolitike.
    Shqiperia vuan sot shume ne drejtim te mjedisit: pyje qe shpyllezohen pa kriter, erozion mjaft i larte, derdhje mbetjesh pa kriter, plehra te shperndara e plot te tjera.

  5. Turi says:

    Zotni Suljeman ke te drejte, po dhe une si fshatar kam te drejt per florën dhe faunën, shembulli ku jetoj,familja ime jeton me shume se 600 vjet ne bregun e gomsiqes,ky uji kishte lidhje direkt me Bunën si dega e madhe Drin, por me priten e vaut te dejes nuk futet ma peshk nga Buna dhe paten ngel do njala dhe krap por me kalimin e viteve këto u zhduken, dhe per zhdukjen e tyre ndihmoj dhe një peshk i vogël kinez, besoj ti e din ketë, kur mbaruan digen i hidhen brenda, une jam kundra dhe po te me jepej mundësia dhe vau dejsin do e prishja sepse me drita dhe me naftë na e pine gjakun Tirana, sa per dijeni Zotni Suljeman Shqipëria e kuvendit ashte Tirana kurse pjesa tjeter toke ashte vetëm per tok me do skllevër qe qe jetojnë me nje thes mill cdo 4 vjet???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje