‘Mbetjet’, PD kërkon Ramën në Kuvend. Meta i qetëson: Keni këtu Shalsin, Kokën…

22 Shtator 2016, 12:09Sociale TEMA

Opozita përmes kryetarit të grupit Edi Paloka ka kërkuar që kryeministri Rama të japë shpjegime dhe të përcaktojë qëndrimin për ligjin.

“Kam vetëm një kërkesë në fillim të kësaj seance. Kërkoj që kryeministri të jetë i pranishëm dhe të mbajë një qëndrim për ligjin e mbetjeve. Kjo është një nismë e dy deputetëve të shumicës, prandaj, unë, opozita dhe të gjithë shqiptarët donim të dinim qëndrimin e kryeministrit” tha Paloka.

‘Këtu kemi nismëtarin dhe ministrin për t’iu përgjigjur nëse keni pyetje” tha Meta pas kërkesës së Palokës.

Palët janë dakordësuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku drafti mori votat e PS-së, LSI-së dhe të PD-së, e cila pati vetëm 2 abstenime.

LSI ka depozituar një amendament përmirësues, që ju jep mundësi organizatave të shoqërisë civile të monitorojnë direkt në doganë procesin e futjes së mbetjeve në vend.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, Shoqëria Civile dhe ambientalistët po protestojnë kundër kalimit të ligjit në parlament.

Deputeti demokrat Gjergji Papa ka qenë i ashpër në fjalën e tij për Ligjin e Mbetjeve. Sipas Papës, nuk është marrë asnjë masë për diferencimin e mbetjeve, dhe se PS ndryshe u soll në vitin 2013 kur PD propozoi një ligj të tillë dhe ndryshe po sillet tani. Papa vuri në dukje se Shqipëria nuk po pastron plehrat e veta dhe e ka tepër të importojë.

“Rama e shfuqizoi vendimin e marrë për çështjen e mbetjeve. Ju folët shumë atëherë, por krejt ndryshe po silleni tani. Ju nuk keni bërë asnjë gjë për diferencimin e mbetjeve dhe Shqipëria është e mbytur nga mbeturina. Ky vendim tregon se kundërshtia që i bëtë 3 vite më parë ishte demagogji. U tha atëherë se ka mbetje në vend, por tani thoni të kundërtën.

80% e mbetjeve është e paprekur për riciklimin në vend. Për të kompensuar ricikluesit kërkohet rritje e interesit. Situata nuk është përmirësuar në 3 vite, por është përkeqësuar. Lejimi i importit do të pengojë riciklimin e mbetjeve të vendit. Kjo qeveri nuk i mbajti premtimet për riciklimin e mbetjeve.

Në industinë e riciklimit po shfytëzohen minorenët. Mbetjet asgjësohen në vendgrumbullime pa asnjë kriter. Shqipëria nuk është vend më i pastër se tre vite më parë, nuk ka më pak mbetje se tre vite më parë. Është vend i tejndotur nga plehrat e hashashi. Shqipëria nuk mund të importojë”.

Ndërsa deputeti socialist Besnik Bare u shpreh në seancën e sotme se, lista prej me llojet e mbetjeve do të kufizohet. Bare tha se janë përjashtuar materialet e plumbit që ishin të rrezikshme.

“Lista prej 25 rrymash mbetje që u përcaktua në vitin 2012 do të kufizohet akoma më tej. Në listën ekzistuese që ka qenë ka pasur edhe materiale plumbi që ishin të rrezikshme dhe që atëherë ne thamë se duhet të përjashtohen.

Do ketë elementë të tjerë të cilët nuk do të jenë në listën e mbetjeve që do të importohen. Këshilli i Ministrave do të investigojë për kapacitetet dhe aktivitetet e këtyre industrive për lëndën e parë. Penalitetet janë të ashpra në kodin e ri dhe është shtuar një nen për transparencën.

Me këto kufizime, them se është më kollaj të sjellësh ushqime të kontaminuara sesa mbetje të rrezikshme. Mbështes iniciativën e LSI për pjesëmarrjen e Shoqërisë Civile.

Ndarja e re territoriale ndihmon ndarjen e diferencuar. Doganat nuk vlerësohen më problematike si më parë, kapacitetet monitoruese tashmë janë adeguate.

Ka një strukturë inspektorati shtetëror për mjedisin e pyjeve dhe ëhstë në gjenje të kontrollojë e monitorojë cdo gjë për mjedisin.

Mbetjet në Shqiëpri kanë ardhur, por në një formë tjetër duke u përdorur fuqia punëtore shqiptare, por mbetja procedohet. Shteti shqiptar merr produkte të ricikluara.

Ka më shumë se 3 mijë punëtorë qe do te punesohen dhe pritet që të rritet ky numër. Ne duhet ta stimulojmë për menaxhimin e integruar të mbetjeve. 15% eshtë rritur niveli i aktivitetit të biznesit riciklues në vendet e zhvilluara dhe është biznes e vendeve të zhvilluara. Ne nuk po sjellim mbetje të rrezikshme.

Ne vendosëm moratoriumin për pyjet, gjuetinë.

Është i drejtë shqetësimi se nuk do të pastrohen mbetjet pasi vijnë nga importi. Ne duhet të gjejkmë mekanizma ekonomik për të stimuluar biznesin vendas dhe demotivuar importin.

2.Ky mekanizëm ekonomik me ndarjen e re teritoriale dhe angazhimet e bashkive dhe qeverisë jam i bindur se biznesi vendas nuk do arrë plastika apo kanoce nga jashtë pasi ajo që do prodhohet në vend do të jetë më e lirë.

Kjo nuk është sfidë vetëm e politikës, Shoqërisë Civile, por e gjithë shoqërisë shqiptare.

Ne shumë shpejt do kemi shembuj të ndarjes së mbetjeve dhe furnizimit të industrisë me mbetje të vendit.

Ne duhet të mendojmë për mijëra familje që jetojnë me këtë lloj biznesi”, tha Bare.

1 komente në “‘Mbetjet’, PD kërkon Ramën në Kuvend. Meta i qetëson: Keni këtu Shalsin, Kokën…”

  1. Gano says:

    Ku eshte edvin lgbt plehra si plehrat qe do te importoje. Mallkuar qofsh qen dhe harroji disa vota se sic duket edhe ti pas nje viti do jesh ose rruge azili politik ne ndonje vend ose burgu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje