Nga sot, dt 21 Shtator, unë nuk jam në drejtimin e edicionit të lajmeve të orës 15.00, nëTop Channel. Me pak fjalë, nuk jam më kryeredaktor, detyrë të cilën e mbaj që prej hapjes së këtij televizioni, Maj 2001. Në respekt të audiencës së Top Channel, në respekt të lexuesve të mi në median e shkruar dhe atë sociale, por edhe për të sqaruar njoftimet e publikuara sot në mediat online, dua të qartësoj atë çka ka ndodhur. Duke i lënë komentet dhe përfundimet për herë tjetër. Jo për Mentor Kikinë, por për kryeredaktorin e lajmeve të televizionit më të madh në vend dhe institucionit më të rëndësishëm të informimit.
E vërteta është se unë nuk kam asnjë vendim të drejtuesve të kompanisë, apo administratorit të përgjithshëm, për shkarkim nga detyra, apo propozim për lëvizjen në ndonjë detyrë tjerë. Ka vetëm një komunikim verbal të drejtorit të informacionit Sokol Balla, në mbledhjen e redaksisë, i cili njoftoi se nga sot drejtimi i këtij edicioni, që nënkupton punën që nga mbledhja e mëgjesit e redaksisë, i kalon një redaktori tjetër. Ndërkohë që një ditë më parë, në një bisedë informale, Balla më komunikoi se mua më ishte hequr e drejta e “editimit politik”, pra linja editoriale e edicionit, (të cilën nuk është se e kam patur ndonjëherë ekskluzive) sepse me qëndrimet e mia si brenda, e veçanërisht jashtë redaksisë, me komentet dhe shkrimet në median e shkruar e atë sociale, apo qëndrimet në studio të ndryshe debatesh, kisha dalë shpesh jashtë linjës editoriale të televizionit. Dhe se ky ishte edhe mendimi dhe vendimi i administratorit të përgjithshëm. Duke më përmendur si aktin e fundit, edhe debatin publik me një mjeke. Ndërsa si akt të parafundit, më përmendi një artikull mbi rrezikun e kanabizimit të vendit. (Unë nuk di që televizioni të ketë ndonjë linjë editoriale për të mbrojtur mjekët që marrin para apo ata që mbjellin hashash).
Edhe pse nuk ka një linjë editoriale të komunikuar, unë e kuptoj dhe repektoj atë, brenda dhe jashtë redaksisë, e njoh parimin e moscenimit të interesave të kompanisë ku punoj, dhe ky është parim universial që funksionon nga këtu deri në Uashington. Në ato çfarë unë kam shkruar, kam qenë kritik shpesh, por jo ndaj kompanisë, interesave të saj dhe partnerëve të saj, por ndaj klasës politike në tërësi, fenomeneve negative sociale e shoqërore, ku sundon denoncimi i ndotjes së mjedisit. Kjo nuk është dëshmi e cënimit të linjës editoriale, por tregues i pavarësisë time si gazetar. Por, edhe nëse diku, brenda apo jashtë redaksië, mund të kem prekur diçka, më shumë mendoj se kam prekur ndonjë axhendë private, politike e financiare, dhe jo linjën editoriale të televizionit.
Unë mund të kem bërë shumë gjëra gabim në jetën time, madje edhe me pasoja dramatike. Por një gjë e kam bërë mirë në çdo orë, çdo ditë, çdo muaj e çdo vit: Profesionin e gazetarit, që nga vitit 1993 kur e nisa, shumicën e të cilit e kam bërë në Top Media.
Ndaj mënjanimi im nga detyra e kryeredaktorit, nuk duhet parë si shkarkimi rëndom i një gazetari nga puna. Pasi në Shqipëri media është tregu më kaotik dhe të paktë janë ata që nuk kanë ndërruar nga 3-4 redaksi. Por kjo ka të bëjë me parimet e pavarësisë së gazetarisë.
E vërteta është se unë nuk jam larguar nga Top Media, me të cilën kam në fuqi një kontratë si kryeredaktor prej 16 vjetësh. Dhe, nëse do më duhet ta bëj, nuk do të iki kokëulur, e aq më pak fshehurazi, si një hajdut që e kanë kapur duke vjedhur dhe lutet të mos i nxjerrin fytyrën në lajmet e kronikës së zezë. Kam punuar këtu me më shumë përkushtim e ndershmëri sesa ndaj familjes time, sepse e adhuroj ende këtë profesion dhe fjalën e lire dhe e çmoj shumë këtë media. Mbi të gjitha Top Media nuk është pronë e asnjë drejtori, e madje as edhe e vetë pronarit. Ajo është një aset i madh publik, një vlerë e madhe e shoqërisë dhe demokracisë sonë.
Unë pres të sqaroj më tej pozicionin në raport me kompaninë, për të mbajtur qëndrimet e mia të mëtejshme.
Forca Anika bjeri me top! 200 mije per operacion jane pak, jane per ndonje pabuks! Vajza e Namikut duhet ta kete taksen shume me te madhe!
Kike rrota kujtonte se Rama eshte burre me parime ashtu sic ju shtiret dite e nate shqiptareve. Harroi Kikja se bibla e Rames jane interesat e momentit mbi cdo lloj parimi. Tani qe po levizin kundershtaret ne PS, Rames ja do interesi qe ta mbaje mire me plakun Namik dhe t’ja ferkoje sa me shume te bijen me gjithe skandalet qe i dalin. Keshtu qe e ka te lehte ti fuse nje shqelm bytheve Kikes i cili e ka mbrojt Ramen edhe ne ditet me te zeza!
Kikia mos u merzit se Sokol Balla po ja shperblehen nderin padronve te tij se ata se propozimi kot per ambasador se dine se ceshte. Prandaj qe te besh pjese ne ate tv klanor e mafioze duhet te jesh si Koli e te komonikosh ne Internet si ai dhe mundesisht nudo. Se ne Shqiperi kjo lloj tek ike perdoret qe te jesh i mirepritur e i dashur nga sharlatanet. Ti tani revoltohesh e ne te mbeshtetin po ne qe ka gjithe keto vjet qe po na vjedh e mashtron ky palo tv qe po na rjep lekuren me tarifa e larte te dixhitalit qe asnje kompani televizive ne Europe e boten nuk e ka kaq te larte kush do na mbrojne e perkrahe kur qeverite jane bere pa le me to.
Kikia mos u merzit se Sokol Balla po ja shperblehen nderin padronve te tij se ata se propozimi kot per ambasador se dine se ceshte. Prandaj qe te besh pjese ne ate tv klanor e mafioze duhet te jesh si Koli e te komonikosh ne Internet si ai dhe mundesisht nudo. Se ne Shqiperi kjo lloj teknike perdoret qe te jesh i mirepritur e i dashur nga sharlatanet. Ti tani revoltohesh e ne te mbeshtetin po ne qe ka gjithe keto vjet qe po na vjedh e mashtron ky palo tv qe po na rjep lekuren me tarifa e larte te dixhitalit qe asnje kompani televizive ne Europe e boten nuk e ka kaq te larte kush do na mbrojne e perkrahe kur qeverite jane bere pale me to.
Respekt per ju z.Kikia. Cfare ka ndodhur duket fare qarte. Si nje gazetar dhe njeri me parime,me kurajo dhe me dinjitet ju nuk mund te heshtnit para dyfytyresise se nje doktoreshe qe vetereklamohet ne facebook duke u shtirur dhe duke u paraqitur krejt e ndryshme nga ajo qe eshte ne te vertete,edhe pse behej fjale per vajzen e nje deputeti te njohur. Shkarkimi yt eshte nje prove per ato qe ju denoncuat per vajzen e Namik Dokles. Presioni qe Namik Dokle do ti kete bere Rames per t’ju ndeshkuar juve ndoshta edhe duke e kercenuar me daljen kunder ne parlament apo me denoncim te ndonje afere eshte turp per nje deputet te njohur si “burre i urte” sic eshte njohur ne popull Namik Dokle. I bie qe babe e bije jane arrogante dhe hakmarres te ulet qe kane frike te perballen me te verteten por perdorin pushtetin per tu mbyllur gojen njerezve.
Turp per Edi Ramen qe ndersa ben arrogantin me njerezit e thjeshte eshte totalisht i kapur e i marre peng jo vetem nga te fortet dhe deputetet por edhe nga femijet e tyre.
Turp Top Chanel. ..turp Sokol Balla…… Ne fund te fundit z.Kikja nuk e w drejtoj kritiken as kunder pushteti, as kunder z.Rama, as kunder socialisteve. Ai me sh te drejte iu drejtua thjesht nje “zonje” qe kishte nje kohe te gjate qe na derdelliste, (bente moral), nje “zonje” qe te pakten eshte betuar ne gjestin e Humanizmit, por qe jam e sigurt qe kjo “zonje” as e njeh kete gjest….Me shkakton neveri ne keto momente tja permend emrin kesaj “zonje”…. dhe ju drejtues te Top Chanel gjithashtu…… Neveri…
Skandaloze….
po behet Topi si Klani dikur , i urryer deri ne palce. E konsideroj hap te madh mbrapa, mbytje te fjales se lire . Edhe ato pak kokrra qytetare te vertete qe ka ky vend sulmohen. Po kthehet ne vend ku mbizoterojne perverset . Respekt per Mentor KIkine
Ore Kikia, as nuk te njoh dhe as nuk dua te te njoh por te kesh drejtor Sokol Ballen eshte disaster…
He is a wanker…duhet te ndihesh krenar qe nuk e ke më drejtor ate llojë njeriu, gjate paske punuar me atë wanker…
Nuk di si mund te pushohet nga puna Mentor Kikia pa gabime dhe paralajmerim ?
Ja sa bukur e mbron nje gazetar te pavarur dhe profesional nje nga mediat me te medha ne shqiperi. mesazhi : mos denonconi femijet e atyre qe jane ne pushtet(Anika Dokle) se ne i herbejme politikes dhe jo opinionit publik.Po a di cfare Mentor? Mos vra mendjen fare se ata kane nevoje me shume per ty se sa ke ti per ata. Gazetaria juaj e pavarur eshte gazetaria e se ardhmes , po i iken koha shume shpejte sherbetoreve dhe servileve si Zheji psh. Besoj se me mire ka per te dale ky largim.
Te uroj suksese
Çfare koencidence! Pikerisht sot, ne nje bisede te lire me nje grup gazetaresh, ishim duke lavderuar punen serioze te gazetarit Mentor Kikia, (edhe pse nuk na eshte dhene rasti te takohemi asnjehere me Te), sepse kemi diktuar te ai frymen realiste dhe profesionalizmin e larte. Duke e konsideruar si nje publicist vertet kurajoz, nder te paktet gazetare shqiptare qe lexohet kendshem e besueshem, mbetëm te habitur qe pikerisht sot shkarkohet nga detyra!!! As na takon e as nuk duam te hyjme ne kompetencat e kompanise Top Chenel, (mbetet pune e saj e brendshme çeshtja e emrimeve dhe e shkarkimeve nga detyra e punonjesve te vete) por, si ndjekes i vemendshem i veprimtarise se shume prej gazetareve aktuale ne Shqiperi, na vjen keq qe nje gazetar i tille, ndeshkohet!!! Gjithesesi, nuk na çudit shume si lajm. Sos eshte diçka teper e veçante nga ç’ndodh edhe ne sfera te tjera sot ne Shqiperi!
CDO TV KA TE DREJTEN E VET TE VERE DHE HEQE KRYEREDAKTOR!!! APO CDO PUNONJES. DHE CDO PUNONJES ESHTE I LIRE TE LARGOHET NGA Puna NqS DO. KIKIA NUK KA PSE OFENDOHET SE NQS DO TE JAPE LAJMIN SIPAS TIJ LE TE GJEJE TV QE JA LEJON KETE GJE. SDI UNE NDONJE PUNE KU RREGULLAT I CAKTOKA PUNEMARRESI!!!
Nuk eshte puna kush vendos rregullat, por a jane klienteliste rregullat shoku.
Respekte per gazetarin Mentor Kikia, nga te paket njerez te medias me integritet.
Te shohim cdo thote bythelepirsat baze dhe mane. Shiko si e ka mbushur gazeten tema sot me suxeset dhe transformimet e vendit ne udheheqjen e palles.
Ky palla e ka dhe kycin e dores te lodhur nga puna.
KY VEND NUK BEHET,AS DREJTESI NUK MUND TE KETE. JU Z.KIKA JENI NJI NGA GAZETARET ME SERIOZ DHE ME PARIMOR QE KA KY SHTET I MALLKUAR.JA THE TE VERTETEN NJI DOKTORESHE DHE TE NDESHKOJNE. ASKUSH TE MOS GENJEHET NGA EDI RAMA. QYSH SE DOLI PARA TELEVIZIONIT ME NENEN E KRIMINELIT XHUVANI QE VRAU 5 ( PESE ) DJEM NANASH DHE U DENUA ME 35 VJT BURG, VERI VIZE KETIJ KRIMINEL-KRYEMINISTRI.
FATKEQESI KUSH NA DREJTON, EDHE PA ASNJI PIKE TURPI E SHAJNE ENVER HOXHEN. BENI NJI KRAHASIM ME QETESI SE KU JEMI.
Annika ja arrite ta besh zullumin e poshtersise, pasi duhet vota Na – mikut. Ketu eshte Anika fillimi i fundit tend. Zaten pordhet e medha shqyejne bythen e vet. Per hajer te qofte.
Po pse o Mentor me Sokolin do matesh ti? Po Sokoli e nxorri palloshin ta shihte e gjithe bota. E nxjerr dot ti?
Me shume shpejtesi Topi, stacioni me I shikuar ne Shqiperi po I afrohet TV Shijakut. Vertet eshte puna e pronarevet por puna jone eshte te shtypim te tjere butona
Kikija, meqe je kaq i zoti sic thua atehere jam i sigurt se nuk do ngelesh pa pune. Gezohem qe nuk do kesh Ballen drejtor pasi ne fakt u shokova kur the se ai eshte drejtori jot…. Top Channel leshi qe u ngrit nga droga e fshehur ne kafe nuk ka se si te shkoje ndryshe. Megjithate, ti Kikija ne lajmet e tua peshkohesh goxha nga te tjeret dhe ndonjehere merr tym kot. Le te te vleje si mesim se si shkruhet me mire dhe si te mos mbash ane.
Kjo Anika te rrejp te gjalle, te hap barkun kur ne facebook ben si korrekte,mei japin vete thote… ptuuu jazek. hipokrit
Topi po shkaterrohet si cdo vlere kombetare qe kemi patur, filloi me “aksidentin” e Tanit. Ishte njefare krenarie kombtare, mburreshim me te… Edhe ju kishit ngelur z. Kikia. Sidoqofte tregoja njehere bolet atij qorrit qe i bje me dore para monitorit…
Kill the mesenger
Ne pergjithesi nuk kam respect per gazetaret ne Shqiperi pasi jane shume te politizuar dhe deri diku duken si gjobvenes.
Por pasi kam thene kete, me lejoni te them qe shpreh respect dhe mbeshtetje per kete gazetar qe pati kurajon (e ka pasur edhe me pare ne shkrimet e tij te shkurtra) te denoncoj nje “zonje”, qe nuk eshte as pule as zoge e jo me zonje, dhe ta gozhdoj me emer te pacientit, me sasin e pareve te marra si hajdute, edhe me daten kur ka ndodhur. Kjo qe ai beri nuk ju pelqen deputeteve, ne kete rast Namikut – baba I mjekes hajdute, sepse nese nuk do ndeshkohej Kikia, atehere gazetar te tjere do merrnin guximin
Sa per Top Channerl, asnjehere nuk kam patur respect, pasi eshte business I nje buznesmeni kurvar qe vdiq duke tradhtuar gruan dhe familjen e tij qe edhe ndoshta e meritonin sic ishte.
Turp per Edi Ramen qe po deformohet teresisht nga cka na eshte prezantuar para se te merrte pushtetin.
Per “agron-in”, te cilit i mungon kultura dhe informacioni juridik lidhur me punesimet, largimet dhe shkarkimet nga puna:
Regullat i percakton ligji i punesimit dhe kontrata e punes. Nuk mund te pushohet nga puna nje person pa pasur shkaqe ligjore dhe njoftim me shkrim nga titullari per rrethanat e shkarkimit. Ketu duket qarte qe Mafia e Pushtetit po hakmerret per kritikat e Kikise. Sa per Sokol Ballen, nuk kam cfare ti shtoj komenteve qe jane bere me lart, pervecse qe ai mbetet perfundimisht ne nivelin e tellallit.
LOll…. Sokol Balla drejtori yt??? Se dija qe ai pornoxhija qeka drejtor..:)))) Me mire largohu ng ajo media e turpshme dhe skandaloze. Media e familjes qe nderin e hane si buka e perditshme qe nga me I vogli te me e madhja. Kikika jam I sigurte qe do gjesh vend tjeter.
Sa e ngjashme me duket kjo hakmarrje perverse e s.palles ndaj mentor Kikise me ate te a.frangajt ndaj gazetarit te plagosur me 21 janar 2011,Fatos Mahmutaj.
Ne te dyja rastet vihet re agresioni i pafre ndaj zerit profesionist mediatik,qe eshte bindshem ne anen e interesit publik dhe kombetar.
Sot Top.tv ka firmosur rrenimin e vet te merituar.Kam kohe qe nuk humbas kohen time me kete tv.
O popull mos e ka gje me tapi postin e kryeredaktorit ky? Kto jan poste dhe pozicione pune qe her pas here duhet te rifreskohen, lexoni shkrimin e kikis dhe do shikoni nje tuf me gabime ortografike? Kryeredaktor qe sdi me shkrujt gjuhen shqipe? Moralist qe nderton shtesa la leje? Servil qe si hyn ne pune me njeriu ne qe e njohim brenda topit e dim shume mire cfar personazhi qesharak e servilos ishte..bravo topi per kte levizje te vonuar por me mire vone se kurr
E çfarë të themi? Në vend që të mbrohen denoncuesit e hajdutëve, mbrohen hajdutët. Ky është shteti i hajdutëve, prej hajdutësh, për hajdutët! Të shohim si do të reagojnë vetë gazetarët.
Respekt te madh per Mentor Kikine!
Me behet qefi qe te ka heq S.Balla .Vetem nje fjale thuaji “me gjith ket gozhap ne xhiro vazhdo bjeri me dore”
Turp per Topin qe ka nje drejtor alabak si ky balla qe la nam, ne fillim tha do terhiqem sa ta zgjidh me gjyq pastaj u kthye prape. Burre i neveritshem qe nuk shikohet me.
Ti Kikia bere mire qe denoncove ate plehren mjeke qe nuk ngopet duke marre leke.
Turp per Namik Doklen qe ka edukuar nje ndyresire te tille. E kemi mbajtur nga taksat tona 25 vjet per te na dhene nje femije te tille bastard. Familje e degjeneruar si ajo e Berishes.
Imagjinoni sikur Kikia ti kishte deklaruar per ndonje mjeke tjeter ato qe deklaroi per Anika Doklen.Doktoresha do ishte ne prokurori tani kurse Kikia do kishte marre ndonje medalje apo dekorate per aktin e tij kurajoz. Me gocen e Namikut ndodh e kunderta,hiqet Kikia nga puna.
Ky eshte morali i Rilindjes qe me aq zell propogandoi i shkreti Kikia gjithe keto vite
Nese jane te verteta fjalet e Kikos ! gabimi kryesore eshte nga bordi i drejtoreve per ta konfirmuar largimin e Kikos dhe Sokoli luan rolin e pronarit qe ja ka trsheguar babi…
Zoti Kikia, keni bere nje shkrim te pasinqerte.
Çfare lidhje ka Anika Dokle te cilen ti e denoncove, dhe nga pikepamja parimore bere shume mire, me politiken e TOP MEDIA dhe marredheniet e tua me Top Median??.
Top Media si aleate e Edi Rames nuk mund te jete njekohesish mbrojtese e Anika Dokles, e cila eshte kunder Edi Rames.
Ketu ka nje nonsens te madh. Sa per te jatin Namikun, Anika duket ne foto qe eshte nje goxha grua e rritur, e cila i merr vet vendimet e saj, qofte edhe parate nese…pa pritur te pyesi Namikun.. Ky qe ben Kikia eshte nje aludim i ulet. Ai duhet te kishte pritur te perballej ne gjykate me Aniken siç eshte pretenduar nga te dy palet dhe me pas te bente viktimen e Anikes ose jo.
Kam nje pyetje per kete Kikine. Kush eshte Anika qe per shkak te te ciles te heqin Mentorin nga puna…. I cili ka aty 16 vite dhe eshte perfshire ne 16000 konflikte per shkak te profesionit e te punes se tij?? Argument shumi dobet…
Sa per anen profesionale, menyra se si shkruan, intriga qe kerkon te nderthure, shkrimet pergjithesisht medioker qe shkruan, shoqata qe drejton ku mundohet te marre ndonje lek, dhe shfrytezimi i Top Media per ti bere publicitet asaj, renia spektakolare e gazetes SHQIP, me shtyjne te mendoj se Mentori eshte nje thashethemexhi i vogel provincial…i cili po perpiqet te na paraqitet si nje njeri i madh por qe eshte kthyer ne viktime te madhe, ne prag te deshtimit te tij te madh..
gjynah i shkreti ska te haje buken e gojes
pse kikia esht e than qe tedalin ne pension tek topi ????????
More Top…. por koecidence e madhe kjo… sapo u be debati me”znj” Dokle, j’u konfirmua jo ne menyre zyrtare largimi nga pozicioni qe mbante…. Apo jo Tom….. Sa per nivelin e. z.Kilia…… kuptohet mga vete vleresimet e lexuesve.