Bashkia e Tiranës ul me 15% nivelin e ndotjes së ajrit, krahasuar me vitin 2015

21 Shtator 2016, 18:15Sociale TEMA

Në javën europiane të lëvizshmërisë, vjen një lajm i mirë për të gjithë qytetërat e Tiranës lidhur me cilësinë e ajrit. Nga të dhënat e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në tre stacione të ndryshme të kryeqytetit, rezulton se ndotja e ajrit është ulur me 15% krahasuar me vitin 2015.

Mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit kanë ndikuar një sërë faktorësh që kanë lidhje me politikat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës. Mënyra e pastrimit të qytetit, ndryshimi i metodave të larjes së rrugëve, organizimi i Ditëve pa Makina, ndalimi i hyrjes së mjeteve të transportit interurban, inkurajimi i qytetarëve për të përdorur transportin publik dhe rritja e përdorimit të biçikleta, janë disa nga arsyet e uljes së ndotjes të ajrit.

Kështu, Agjencia Kombëtare e Mjedisit bën me dije se në vitin 2016, për periudhën Janar-Qershor, rezulton se në zonën e ATSH-së ka nivel të ndotjes 64.15 PM19, në krahasim me nivelin 73.82 PM10 për të njëjtën periudhë të vitit më parë. Edhe te stacioni i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit rezulton se për vitin 2016 niveli i ndotjes është 61.79 PM10 në krahasim me 70.23 PM10 që ishte në vitin 2015.

Si rezultat i punës së kryer nga Bashkia Tirane mbi rregullimin e rrugëve dhe shtimin e pemëve është reflektuar në përmirësim të vlerave të monitorimit të PM10 (në masën prej 15%). PM 10 i referohet grimcave me madhësi nën 10 mikron dhe emetohet direkt në atmosfere nga shumë burime antropogjenike si shkarkimet e automjeteve, ndërtimet, infrastruktura e rrugëve.

Stacionet e monitorimit

Tirana Mobile ATSH

73.82

64.15

Tirana Mobile (ish DSHP)

33.42

Tirana AKM

70.23

61.79

2 komente në “Bashkia e Tiranës ul me 15% nivelin e ndotjes së ajrit, krahasuar me vitin 2015”

  1. Gerti says:

    Zaloshnja i ka bere keto matje? Se te shtepia ime nuk hap dot dritaren nga trafiku i shtuar per shkak te bllokimeve te rruges.

  2. Dr. John says:

    Pash nderin si e uli me 15%. Me cfare e uli? Se me kete ritem per 7 vjet do e kete ul 100%. Po ca… budallenj i dini te gjithe nJerezit ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje