Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi ka reaguar në lidhje me propozimin e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, i cili u shpreh sot për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe prostitucionit.
Sipas shoqatës që kryesohet nga Neranxi, biznesi i ndershëm e ka përcjellë me shqetësim deklaratën e Jakës.
Deklarata e plotë:
Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, shpreh shqetësimin e thellë për deklaratat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me Kryetar Z. Nikolin Jaka, dhënë sot në një konferencë për shtyp. Dhoma e Tregtisë duhet të jetë zëri i shqetësimeve dhe i interesave të sipërmarrjes së lirë në vend, ndërsa ajo prej kohësh, po bën krejt të kundërtën e asaj për të cilën është krijuar.
Jaka deklaroi se është dakord që në Shqipëri të vijnë plehrat e botës për tu përpunuar dhe se është pro legalizimit të hashashit dhe shtëpive publike. Të gjithë që e kanë dëgjuar, mendojnë se ai po hedh propozime për të cilat sipërmarrësit shqiptarë bien dakord, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Shoqata e Tregtarëve distancohet nga këto propozime të zotit Jaka, i cili po e përdor Dhomën e Tregtisë, vetëm për interesa personale dhe klienteliste. Duke qenë i kapur nga njerëz të veshur me pushtet, ai nuk është gjë tjetër, vecse një vegël në duart e tyre dhe si e tillë, është i detyruar të dalë të thotë publikisht, vetëm ato që i interesojnë pushtetit.
Asnjë sipërmarrësi të ndershëm, nuk i intereson që Shqipëria të mbushet me plehra. Asnjë sipërmarrësi të ndershëm nuk i intereson që të legalizohet hashashi, qoftë edhe për qëllime farmaceutike. Ska gjë me cinike se sa të hedhësh idenë e legalizimit të hashashit, pikërisht tani që Shqipëria është e gjitha e mbushur me hashash.
Dhe e treta më skandalozja, Jaka artikulon pikërisht në këto momente kritike për vendin ku është në pikëpyetja mbijetesa, nevojën e shtëpive publike! Jaka, njeriu që përfiton vazhdimisht fonde publike, po bën një krim duke dalë të flasë në emër të biznesmenëve shqiptarë dhe duke u shpallur promotori i mbushjes së këtij vendi me pislliqe, drogë dhe prostituta. Nuk mund të pranojmë që Dhoma e Tregtisë të dalë e të japë ide të tille për një vend i cili para së gjithash ka probleme serioze me varfërinë.
Nuk u artikulua asnjëherë nga kjo Dhomë, një strategji se si mund të dalim nga kjo krizë, nuk na u bashkangjit asnjëherë në protestat tona si sipërmarrës, kundër taksave të larta dhe politikave fiskale biznesshkatërruese, nuk na u bashkua asnjëherë në betejat tona ligjore kundër supeegjobave që shkatërronin biznesin dhe tani del e na thotë, sillni plehrat në Shqipëri! I bëjmë thirrje cdo Shoqate biznesi dhe cdo sipërmarrësi të ndershëm në këtë vend, që të distancohet nga deklaratat e turpshme te Nikolin Jakës dhe të reagojnë publikisht kundër tyre!
Nga nikolin jaka pret strategji zhvillimi dhe daljesh nga kriza ti mooo!! a u dh…fsh ne breke tii! te kerkosh nga barboni Jaka keto eshte si ti kerkosh Ver Llapes te te shpjegoje teorine e relativitetit!!
Ne vuajme nga njerez si ky qe e kane marre me mend Demokracine. Jetojne dhe punojne si kapitalist dhe mendojne si komunist. Prostitucioni dhe drogat jane pjese e sistemit dhe shoqerive demokratike dhe funksionojne si instrumenta amortizimi te krimive si perdhunimi dhe semundjeve depresive. E pamoralshme eshte te jesh burre i martur dhe te kesh te dashur femra ne moshen e vajzes tende. Megjithese eshte nje luks i madh qe te flasesh per MORAL ne keto kohera ne Shqiperi, ne kete rast Morali nuk u duhet analizuar te tjereve, por vetes. Ne duhet ta zgjerojme demokracine duke i lejuar qytetaret te marrin vendime per jeten e tyre, nese behet fjale per mbijetese (por edhe per te rregulluar cilesine e jetes) dhe tu krijohet mundesia qe te kene hapsira per te jetuar. Lerini ore njerezit te kene nje mundesi per te jetuar… Nuk po thot njeri qe te beheni ju prostituta dhe kultivues droge.