Diskutimit mbi importimin e mbetjeve në Shqipëri, pritet t’i jepet përgjigje gjatë seancës së sotme në Kuvend. Por ndërkohë ky projektligj ka ndare nga njëra anë mbëteshtetësit e ardhjes së mbetjeve, nga ana tjetër kundërshtuesit, të cilët kanë paralajmëruar edhe një protestë ditën e nesërme. Ambjentalisti, Sazan Guri, ne një një intervistë për dritare.net, i ka quajtur të dyja palët ekstremiste. Sipas tij është e turpshme që deputët propozojnë ligjin pa diskutuar në fillim me ekspertët dhe njëkohësisht pa u bërë një studim nga këta të fundit. Gjithashtu, sipas Gurit, njerëzit që dalin në protesta nisen nga emocionet, kur ardhja e lëndës së parë që është e padëmshme, është e pashmangshme pasi është ligj botëror.
Duhet të importohen mbetjet në Shqipëri?
Është e vështirë të thuhet, nëse duhet të vijnë apo nuk duhet të vijnë mbetjet në vendin tonë. Këtë gjë e përcaktojnë studiesit dhe ekspertët e mjedisit, por pjesa e ekspertizës nuk është marrë aspak parasysh. Qeveria duhet të thërrasë një grup studiuesish për të vlerësuar situatën, rreziqet, sa i aftë është vendi ynë të përballojë importin e tyre. Unë si Sazan, por edhe deputetët apo qytetarët nuk duhet të flasim para se të bëhet një vlerësim nga grupi i ekspertëve.
Ka rrezik nga importimi i tyre drejt vendit tonë, apo nëse ato mbetje që do të hyjnë do të shkojnë në landfille, duke shtuar ndotjen?
Ne nuk po flasim për plehrat, ne madje diskutojmë hyrjen vetëm të lëndës së parë. Pra, grupi i mbetjeve të ndahet në ato materiale që shërbejnë si lëndë e parë. Mendoj së duhet ta provojmë me importin e kësaj të fundit, që ka 100% vlerë dhe zero % ndotje dhe emetime në ajër. Në këtë mënyrë ne nuk ndotim dhe ambjentin tonë, pasi nëse do prodhojmë letër nuk kemi pse presim drunjtë tanë por importojmë ashkla nga një vend i caktuar. Dhe është ky i fundit që e kryen ndotjen e mjedisit të vet.
I kam parë vet disa kompani riciklimi të cilat marrin mbetje dhe i ripërpunojnë duke nxjerrë zero ndotje në oxhak , por edhe zero ndotje në gjendje të ngurtë. Sepse nuk ka leverdi që të marrë letra kartoni apo plastikë dhe ta lërë në mjedis pasi e riciklon. Ai përsëri e fut në cikël.
E kemi eksperiencën duhur si vend për importuar mbetjet dhe sa besim duhet të kemi te kontrolli në dogana?
Unë nuk e di nëse e kemi eksperiëncën e duhur, nuk kam besim të plotë por mendoj se duhet ta provojmë me një ose dy lëndë të para. Mund të nise si një projekt pilot, nga i cili teston kualifikimin, teknologjinë, kalimin në dogana. Por edhe kjo duhet të jetë e shoqëruar paraprakisht me një studim.
Nuk ka kontroll të territorit, fakti që shpesh shpëton te kalojë pa kontroll drogë në dogana, më bën të mendoj pse duhet të kem unë besim, edhe pse të gjitha ligjet e Komisonit Europian, Bankës Botërore etj. e nxisin shkëmbimin mes shteteve për importim e eksportim të mbetjeve të gjelbërta. Por mendoj se me anë të studimit ne do përcaktojmë sasinë që do të hyjë dhe do jetë më e lehtë për t’u kontrolluar.
Çfarë duhet të bëjë shteti në mënyrë që fabrikat e riciklimit të kenë për lëndë të parë mbetjet e vendit tonë?
Duhet të ndahet mbetjet minimalisht në dy kosha, një për mbetjet e thata dhe koshi tjetër për ato të lëngëshme. Kur shkojnë në landfille, kompanitë e riciklimit shkojnë edhe marrin ato mbetje të cilat kanë nevojë. Por kështu siç është situata në vendin tonë, normal që ato fabrika nuk marrin përqindjen më të madhe të mbetjve nga Shqipëria. Rickluesi që është ekologjisti i parë, nuk ka materiale të riciklueshme nga vendi i vet. Mosdiferencimi i ndot ato mbetje dhe i bën të pariciklueshme. Duhet të kuptohet që mbetjet janë mall, energji pra jep mundësi fitimi financiar përpos që mbron mjedisin.
Çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament?
As nuk diskutohet që do miratohet ligji, unë kam kërkuar nga disa deputetë që të jepet kohë për të bërë studimin dhe vlerësimin e detajuar nga një grup i caktuar studiuesish që të përcaktojnë sasinë e nevojshme, llojin e lëndëve të para që të importojnë, kompanitë që i plotësojnë standartet për riciklim. Pasi nëse nuk bëhet kjo, kushdo mund ti importojë ato 28 mbetje nga lista e gjelbërt dhe të pasurvejuara.
Do të dilni në protestë para Kuvendit?
Nuk bëhem dot pjesë e qytetarëve që nuk e dinë se çfarë kërkojnë, ata thonë ndaloni plehrat në Shqipëri. Është marrëzi të mendohet se do të importohen plehra, pasi ky vend ka një ligj shumë të fortë që e ndalon. Por kur flasim për importin e mbetjeve, ato një ditë do të vijnë pasi është ligj botëror. Ne duhet të përgatisim një plan strategjik dhe të detajuar për kapacitetin që vendi ynë ka nevojë. Unë çuditem me nxitimin si nga ana e deputetëve , por edhe nga qytetarët. Asnjëri nuk duhet të guxojë të japë vendime kaq të prera e të shpejta, pasi ato kërkojnë studim./ dritare.net
Mire qe paske nderruar mendje, se na cave trapin heren e meparshme duke mbeshtetur banditet e SHQUPIT
Ky osht sh loqe,e kam taku nje dite kam bere pak muhabet dhe e vertetova qe osht loqe!
Tani mbase lun edhe rolin e loqes dhe vazhdon e zhvat leke duke bere si ambientalist,por duket qe osht pa shtylle kurrizore!!
Duhet te behemi koshi i plehrave te Europes meqe paska nderruar mendje Sazani
Ne asnje menyre nuk duhen pranuar plehrat e Botes
Ne nuk menaxhojm dot plehrat tona , por i kemi gjith qytetet te qelbura , tani te marrim dhe plehrat e Botes
Ventem mendimi te marresh plehrat e Botes ne shpine rende eshte shkaterues , e jo me te fusesh plehrat brenda ne Shqiperi
Qeveri e koruptuar koke e kembe kjo qe kemi sot
Vetem ne nje vend si shqiperia ndodh qe
Kur mutin e ofron rama,rilindasve ju duket me ere te mire ndersa kur e ofron berisha ju duket me ere te keqe. Dhe anasjelltas. O popull bageti muti era mut vjen pamvaresisht kush e servir.
A mre zuzar , nji surrati kini….plehrat te Afghanistan it.
Sazan kurves ja kane mbushur gjepin sic duket . Ai ka qene dhe eshte ambjentalist i interesit te tij . Turp per kete dhe per te gjithe ata qe mbeshtesin keto inisiativa . Biznesi i riciklimeve duhet ta kete marre parasysh riskun kur ka bere investimin . Nuk mund te penalizohet nje vend i tere per interesat e nje grusht biznesmenesh te plehrave .
Nuk e kuptoj dhe nuk ka askund nje artikull se ku eshte leverdia e shtetit tone qe po ben ligj importi per plehrat. Shqiperia jo vetem qe eshte e fundit ne Europe per te ardhurat per fryme por eshte e fundit dhe per siperfaqen e tokes per fryme. Pra kemi shume pak toke per fryme. Ne keto kushte ku eshte leverdia e importit te mbetjeve ta thote dikush dhe te bindemi.
ja dhe “elita”! Epo kur u ricikluat dhe jo elita qe jeni me te rrezikshem se cdo mbetje sepse manipuloni opinionin publik plot 26 vjet. Po ik o derebardhe ne proteste, rrembe mikrofonin dhe fol si shqiptar dhe jo si hyzmeqar sepse ky vend ka plot mundesi te pasurohet me industri normale, ngrini more industri te lehte dhe ushqimore se kemi lende te pare boll dhe eksportoni dhe jo importoni. Shani Enverin por sot qe jane te gjithe mundesite per te bere tregti si duhet me boten, ju gjeni gjerat me te peshtira per t’i ofruar punesim dhe zhvillim ketij populli, nga plehrat , tek kanabisi “mjekesor” etj gjera te qelbura. Rama, cfare ben more pallosh, u zbythe nga armet kimike qe ishin ku e ku me te sigurta se plehrat dhe do sillnin plot avantazhe se amerikane do te na ishte mirenjohes….ku to con mushka! Bejini nje nder dhe beniprotesten qe ta kete si alibi per ta anulluar importin e plehrave se me sa duket e do nje sebep se nuk ka goje para mafias se plehrave.
e drodhe dhe ti o bastard??!!! ti qe nuk lije proteste ambjentalistesh pa marre pjese?? Mbetjet quan lende te pare ti mor kurve burre?? Lende e pare quhet ajo qe del direkt nga nentoka, pylli, deti dhe nendeti o shkerdh.. dhe jo mbeturinat qe jane produkt i perpunimit te lendes se pare! E c’mund te presesh nga bajga si puna jote qe ulin breket per ca aspra me shume!! robt ku ti keni te gjithe ju pro-mbeturinistet!
Ne nuk po pastrojme plehrat tona, po pastrokemi plerat e te tjereve. Budadallik me te madh se ky nuk kam pare. Kur te dinum dhe te mundnim te pastronim vendin tone, atehere mund te mendonim per te tjeret.
Si nuk ju ndane sharlatanet e tipit S. Guri ketij populli? Kaq shume paskemi pasur qe jane te perhapur kudo ne jeten politike dhe shoqerore???
Perse nuk mbushni nja 10 kamiona me mut edhe tja hidhni mu tek pragu i shtepise qofte Sazanit, Nikolinit edhe te gjithe te tjereve qe propagandojne, jane dakord ose firmosin te tilla ide per riciklimin e mbetjeve ne Shqiperi. Me statistika; 100 vite me pare prekej me kancer 1/33 persona. Ne 2030 mjeket mendojne se do te mund te preken 1 ne 2 ose 1 ne 3 persona. E di qe mosha mesatare eshte gati 2 fishuar , por rritja e personave qe preken nga kjo semundje eshte alarmante. Ky edhe shume si puna e ketije jane plehra edhe keta jane te paret qe duhen ricikluar…Moter…
Njerzit duhet te kuptojne se mbetjet dhe plehrat nuk eshte e njejta gje.Mbetjet jane materjale qe ngelen gjate nje procesi teknologjik.Jane te pa demsheme dhe riciklohen duke kontribuar ne rritjen e ekonomise por dhe ne ruajtjen e ambjentit.Keshtu qe keto mbetje ruhen te diferencuara ne vende te posacme per tu perdorur me vone me ane te riciklimit.Nderkohe plehra qe shume njerez I perdorin pa ditur kuptin mund te behet cdo gje qe eshte perdorur nga njeriu.perfshi dhe mbetjet teknologjike nese ato do te hidheshin sic ndodh ne shqiperi aneve te rrugeve qe do te gjendeshin te dekompozuara nga agjent atmosferik si lageshtia ,oksigjeni duke I bere ato te demshme per ambjentin dhe shendetin e njeriut.Duke qene se ne ne shqiperi nuk I manaxhojme si duhet mbetjet por I leme te kthehen ne plehra ,kompanit e riciklimit te mbetjeve kerkojne ti marrin nga jashte ,vende ku mbetjet nuk hidhen rrugeve dhe ruhen ne ambjente te sigurta per tu mos denkopozuar dhe kthyer ne plehra, por per tu perdorur me vone nga industria ricikluse.Personalisht nuk jame kundra marrjes se ketyre mbetjeve nga jashte, por me perpara sic thote Sazani duhet bere studim nga ekspertet ku te sqarohet dhe aftesia manaxhuse e vendit per keto mbetje.Nderkohe qe rreziku qe ne keto mbetje te kete ose te vine ne rruge te paligjeshme dhe korruptive dhe substance toksike mund te jete ende evident ne shqiperi dhe kontrolli shteteror duhet te rrise shkallen e kontrollit.Se sa eshte shteti yne I afte per kete nuk jame I sigurte per te folur,vecse duhet ditur se krimineli und te fshehi substance e keqe edhe kur blen miell ,le te themi nga jashte, ahere cduhet te beje shqiperia te nderprese tregetine me boten…?
Mos u mundoni ti zbukuroni fjalet per interes te bandave parlamentare!Mbetjet E.U nuk ka nevoj ti sjelli ne Shqiperi se ka me qindra fabrika riciklimi dhe nuk ka luajtur mend ti heqi lenden e pare atyre per te na e dhene neve.Keto qe don sjelli Palloshi bashk me Lulen jane plera ose mbeturina qe nuk i hyn ne pune askujt dhe jane te RREZIKSHME per shendetin tone,do helmojne ajrin,ujin,token dhe ne fund neve me semundje KANCORGJENE!
N.q.se doni te merni me sh info shikoni programin e Al Jazeera per “mbetjet” ne Shqiperi dhe si jane duke vdekur njerzit ne Elbasan.
Ore Aleko pseudo -shkencetari, ku jeton ti? Ne Japoni apo ne Suedi? Me sy e mendje fjetur ecen gjithe diten, nuk e shikon cfare rreth e rrotull? Ku kemi ne standarte , njerez, institucione ti kontrollojme e manaxhojme keto lloj biznesesh? Perse duhet te helmojme token, ujin , ajrin edhe bashke me to edhe femijet tani per ca dollar te qelbur? Kokebosh nga shpirti edhe mendja , nuk e shikon ceshte bere ne Elbasan, Fier e gjetke ..?
Nuk mund te shikoj as Fierin as Elbasanin zotri se sjetoj ne shqiperi, gjithashtu nuk jame shkencetare por nuk duhet pa tjeter I tille te kuptosh ceshte nje mbetje dhe si ajo kthehet ne pleh te demshem toksik.Kur vendoset per te tilla gjera studimi nga ekspertet eshte I domosdoshem dhe pastaj te shikohet cmund te behet per riciklimin tek ne.riciklimi behet ne te gjithe boten, po ne qofte se shqipetaret sjane te zote ta bejne sic e kerkon standarti ahere le te ngrohin vezet…