Tensione para Kuvendit në protestën kundër importit të mbetjeve

22 Shtator 2016, 11:14Sociale TEMA

Ka nisur përpara Parlamentit protesta kundër importit të mbetjeve të riciklueshme.

Protestuesit janë përplasur në protestën e sotme me policinë për një kazan plehrash.

Aktivistët kanë tentuar ta çojnë kazanin e plehrave në mënyrë simbolike përpara hyrjes së parlamentit, por nuk janë lejuar nga policia.

Në një moment, kamerat kanë fokusuar kazanin me mbeturina ku, nga njëra anë ishin protestuesit që e shtynin dhe nga ana tjetër policia që e mbante.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi para dy ditësh ligjin për lejimin e importit të mbetjeve të riciklueshme në vend, me vota nga të dyja palët, megjithëse disa deputetë të opozitës abstenuan.

Nismëtari i ligjit, Eduart Shalsi tha se janë bërë ndryshime të rëndësishme nga propozimi fillestar. Kryesori është përcaktimi i qartë që mbetjet nuk do të përdoren për djegie. Do të ketë një listë të gjelbër që nuk përfshin mbetjet organike.

Sipas Shalsit, tashmë Shqipëria i ka kapacitet e duhura të kontrollit dhe do të përcaktohen vetëm 2-3 pika doganore për futjen e lëndëve të para për riciklim.

“Në Shqipëri importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit”, tha Shalsi.

4 komente në “Tensione para Kuvendit në protestën kundër importit të mbetjeve”

  1. tevjedhimmeshpejt says:

    Shalsi,leva e Edvinit, do na mbushi mendjen se Shqiperia nuk eshte njelloj si 3 vjet me pare!
    Shqiperia eshte me keq se 3 vjet me pare!
    Keta jane 1 kake te gjithe me Salehun ne krye!!!

  2. Arjan says:

    Ne shqiperi nuk duhet te importohet asnje mbetje e rrezikshme ose e parrezikshme cfare i kujtoni Shqiptaret ti krimb shalsi.

  3. Tema says:

    Harruan politikanët tanë që i thamë Sirisë jo për shkatrimin e armve të tyre në vëndin ton. Politikanët tan të jen kategorik që në fillim ku do bënte të mundur evitimin e therrjeve të fëmijve të tjer nga depresivët toksikoman të huaj.

  4. shqiperi o kopesht i plehrave says:

    e kuptoni o njerez, se PS eshte nje mashtrim dhe organizate mafjoze me e rrezikshme se banda pd.

    VETEM NJE ARSYE , vetem nje emer KA KJO:

    edscobar rama, dhe mafja e mbetjeve…….

    duhen eleminuar plehrat jashqitare tradhetare para se te pranojme ato te botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje