Ky është momenti kur një gazetar i rrjetit televiziv “CNN” sulmohet, teksa raportonte protestat e dhunshme në Charlotte, SHBA.
Reporteri ishte në transmetim direkt kur, siç shihet edhe nga pamjet, një person afrohet dhe e shtyn duke e hedhur në tokë.
Protestat në Charlotte vazhdojnë prej disa ditësh, pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një person me ngjyrë të paarmatosur, i cili për më tepër gjendej përpara tyre me duart e ngritura lart.