Ambasada amerikane ka publikuar rregullat e reja për Lotarinë Amerikane 2018. Regjistrimet nisin më 4 Tetor. Dhe nuk duhet të përdorni foton e vjetër që mund të keni vendosur në Lotarinë e vitit kaluar. E dyta shumë e rëndësishme, sipas ambasadës, është të mos dilni në foto me syze. Madje kjo mund tju ketë penalizuar edhe në llotaritë e mëparshme.
Më poshtë njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë
Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë:https://tirana.usembassy.gov/dv.html.
MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.
Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.
Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu:http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.
1 milion shqipo ne rradhe kete here per Amerike,te pasur e te varfer duan te ikin .
Mafia e politiqeneve na e ka shpifur kete vend,per fatin tone te keq dhe paaftesine tone si komb!!!
nuk kam fare besim si ndodh kudo ne shqiperi edhe ketu ashtu do jete,
ashtu si dhe veprohet me vizat amerikane qe veprohet veq si tu teket
atyre punonjesve qe ndodhen ne sportel??????
Une deshta me apliku per amerik nese ka afat hala ok