Ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khan duket se nuk i ka normalizuar marrëdhëniet me gazetarët, edhe pas kohës së gjatë që ka kaluar nga zbulimi i skandalit seksual, që i kushtoi atij postin e drejtorit të FMN-së.
Pas një konference në Kiev, një gazetar francez i televizionit “TMC” i është afruar për t’i bërë një pyetje, por i nervozuar, Khan i ka rrëmbyer atij mikrofonin nga dora dhe e ka përplasur në dysheme.
Më pas, Strauss-Khan është larguar bashë me personat e tjerë që e shoqëronin, i qetë si të mos kishte ndodhur asgjë.