Militantët e grupit terrorist të “Shtetit Islamik” kanë publikuar së fundi një video të re.
Në të shfaqet një prej militantëve të ISIS, i maskuar, ndërsa stërvit për të luftuar një vajzë të mitur të veshur me burka.
Video shqetësuese ka shkaktuar një sërë komentesh negative dhe kritikuese në rrjetet sociale, ndërsa nuk është hera e parë që ISIS publikon pamje fëmijësh, të cilët përgatiten për luftë, apo ekzekutojnë pengje.