Vladimir Pjetërgjokaj, përfaqësues i firmës “Pevlak”, e cila është ndërtuese e kësaj pjese rruge të mbetur pa përfunduar në aksin Lin-Pogradec, shprehu shqetësim “për cënim të biznesit dhe imazhit të firmës që ai drejton”, duke dhënë shpjegime lidhur me shkakun e vërtetë të ndërprerjes së punimeve në këtë pjesë rruge.
Ai akuzon me emër, mbiemër e fakte kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, zotin Eduard Kapri, si shkaktarin e bllokimit të punimeve të rrugës!
Denoncimi:
“Unë, quhem Vladimir Pejtërgjokaj, një nga përfaqësuesit e firmës “Pevlaku” që kryen punimet në segmenti e rrugës Lin-Pogradec.
Lexova në gazetën “Telegraf” një lajm në të cilin firma jonë akuzohet sikur ka ndërprerë e braktisur punimet dhe ka ikur bashkë me makineritë dhe punonjësit duke marrë lekët e duke mos kryer punimet.
Nuk është aspak e vërtetë, që ne kemi ndërprerë punimet, që kemi marrë makineritë e milionat dhe kemi ikur nga objekti.
Makineritë e firmës tonë janë parkuar e mbahen në ruajtje dhe gatishmëri të plotë për punë, pranë objektit.
Ju thoni, që ne jemi firmë nënkontraktore, por në realitet jemi firmë e vetme kontraktore, e shpallur fituese e tenderit dhe e kontraktuar sipas ligjit për prokurimet, për të kryer punimet e mbetura në këtë aks rrugor.
Shkak i ndalimit të punimeve nuk është mungesa e seriozitetit, profesionalizmit, potencialit dhe korrektesës së firmës sonë për të përballuar punimet.
Shkaktari i vetëm i bllokimit të punimeve është kryetari i Bashkisë së Pogradecit, zoti Eduard Kapri.
Ky na ka kërkuar privatisht 70 mijë euro “bakshish”, duke na i argumentuar sikur gjoja do “t’i përdorë për investime në bashki”!
Ne refuzuam prerazi t’i jepnim shumën e kërkuar në këtë lloj mënyre, mbasi nuk është në modelin e praktikës dhe moralit të biznesit e karakterit tonë dhe vumë në dijeni institucionet shtetërore e politike, prej nga ka varësinë zyrtare dhe përfaqësimin politik ky drejtues bashkie.
Mirëpo, pas refuzimit tonë, nisi hakmarrja e kryebashkiakut Eduard Kapri, i cili sajoji një ngërç të qëllimshëm e antiligjor me punimet e rrugës, për të goditur firmën tonë.
Pa asnjë kompetencë ligjore mbi veprimtarinë e firmës sonë dhe pa asnjë fuqi ligjore për ndërhyrje në kontratën e lidhur me qeverinë shqiptare, konkretisht me autoritetin kontraktor-Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, kryebashkiaku Kapri nxjerr një urdhër me të cilin na njoftoi, se firma “Pevlaku” (firma jonë) nuk do t’i evadoj mbeturinat në vendin e miratuar sipas kontratës nga Ministria e Transporteve, Drejtoria e Rrugëve, Ministria e Mjedisit dhe KRT e Republikës, por në një vend tjetër të përcaktuar nga bashkia.
Këtë urdhër nuk e pranuam dhe nuk e zbatuam, mbasi jo vetëm është i kundërligjshëm e në kundërshtim me kontratën mbi të cilën kryetari i bashkisë nuk ka tagër të diktojë ndryshime e imponime, por edhe sepse me këtë urdhër ai ka inskenuar goditjen e firmës tonë, nëpërmjet përdorjes së institucioneve në varësi të bashkisë, konkretisht me policinë bashkiake, me zyrën mjedisore, urbanistike e tatimore të bashkisë Pogradec.
Sipas kontratës që kemi në përputhje ligjore me projektin, ne i evadojmë mbeturinat 4 kilometër larg rrugës, në një mjedis të miratuar nga institucionet përkatëse të mjedisit.
Këtë pikë të kontratës e kemi zbatuar me korrektesë, duke hedhur mbetjet në vendin e përcaktuar.
Mirëpo kryetari i bashkisë, Eduard Kapri, si hakmarrje goditëse ndaj nesh për mosdhënien e 70 mijë eurove që kërkoi “shoqërisht”, nxorri urdhër për të evaduar mbeturinat 18 kilometër larg rrugës, në drejtim të aksit rrugor që shkon për në Korçë.
Sipas urdhrit absurd e të qëllimshëm me skenar goditjen e firmës sonë me gjoba, bllokime automjetesh e procedime për heqje licence, automjetet tona të rënda që transportojnë mbeturinat e rrugës, duhet të kalojnë në mes të qytetit të Pogradecit!
Nga burimet tona, mësuam se kryebashkiaku Kapri ka inskenuar planin goditës (nëse ne do ta pranonim), që kur automjetet tona të kalonin në mes të qytetit, t’i bllokonte, t’i gjobiste, t’i sekuestronte me shërbimet e tij policore, madje edhe duke përdorur policinë e shtetit, sipas kompetencave bashkëpunuese.
Ne nuk u bëmë viktimë e këtij kurthi, që në fakt përveç frikës së hakmarrjes së kryebashkiakut, ky urdhër ka edhe një kosto të lartë financiare shtesë mbi vlerën e kontratës, mbasi shtohen 14 kilometër transport mbetjesh!
Kush i paguan? As bashkia, as qeveria, por duhet t’i paguajmë ne!
Tjetër sqarim. Lidhur me akuzën që ne kemi marrë lekët dhe kemi braktisur punën, këtu nuk ka asnjë të vërtetë.
Deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore, se deri ditën e sotme nuk kemi marrë asnjë 5 lekësh nga autoriteti kontraktor që është Drejtoria e Rrugëve.
Të gjithë koston e punimeve e kemi përballuar nga shpenzimet tona. Mirëpo ky nuk është shkaku i ndalimit të punimeve.
Siç e sqarova, shkak është Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i cili edhe pse kam i kërkuar takim për sqarime, nuk ka pranuar të takohet me firmën tonë, duke na bërë presion të zbatojmë urdhrin e tij për të çuar mbetjet 18 kilometër larg vendit të punimeve, pra duke kaluar automjetet e rënda në mes të qytetit, kur ne e kemi nënshkruar marrëveshjen kontraktuale e mjedisore edhe me ish-komunën Hudënisht, për t’i evaduar ato 4 kilometër larg.
Shkakun e këtij bllokimi e di gjithë qyteti i Pogradecit.
Kujtojmë, që kemi ndërprerë punimet në momentin e gërmimit të shkëmbinjve. Më mirë, këtë të vërtetë e dinë 89 punëtorët e palodhur banorë të Pogradecit që punonin me ne, të cilët vazhdojnë të jenë pa punë, për shkak të skenarëve të Kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, i cili inskenoi bllokimin punimeve.
Këtë të vërtetë le ta mësojë gjithë opinioni shqiptar, që shkak i ndërprerjes së punëve në pjesën e pa mbaruar të rrugës Lin-Pogradec, nuk është firma “Pevlaku” që aktualisht ka projekte punimesh me vlerë 18 milionë euro në Shqipëri e Kosovë, por vetëm kryebashkiaku i Pogradecit, i cili është bërë postbllok i qëllimshëm i mos përfundimit të kësaj rruge, që ka projekt të rrallë me tunele, të zbatuar në vetëm në pak shtete moderne…”.
Kyt kryetarin e keminte pedese dhe ka premtue se do punoje me duar te pastra per poradecaret
Pse nuk e lajmeruat rastin tek Fiks Fare?
Eshte i vetmi “institucion” fatkeqesisht qe po lufton me sukses dukurite negative ne vend!
Po ta kishit lajmeruar rastin ne kte emision ose ne STOP ateher sot aj nuk do ishte me kryetsr bashkie.
Po edhe “Fiks Fare” kerkon nja 50.000 Euro
A mundet Kryeminstri me shkarkue Kryebashkiakun ,ne se ai asht pergjegjes ?
RAMA DUHET TA LARGOJE KETE ZARBO NGA BASHKIA .SKANDALOZE!!!!
Ky bicim kryetari, kete vere qe shkoi e spastroi Pogradecin edhe nga pushuesit e qyteteve te tjera, pasi plazhin e kishte lene ne gjendje skandaloze, te papaster nga mbetjet e barishtet qe nxjerr vete liqeni, kishte bllokuar gjysmen e shetitores sebashku me trotuaret, me kafene, ne trotuare, edhe kishte njerez qe pinin kafene, por ne gjysmen e rruges ku ishin shtruar tavolinat e kafese, njerezit numuroheshin me gishtat e dores.
Pushues nga qytete te tjera vinin ne Pogradec dhe pasi shikonin kete gjendje, largoheshin per ne Maqedoni.
Ka demtuar ne menyre te tmerreshme imazhin e qytetit te luleve, si nje qytet i papaster.
Mbase e ben edhe per inat te qeverise, edhe rastin e bllokimit te punimeve per perfundimin e rruges.
Hallall e paste, fshatari ngelet po fshatar (e kam fjalen nga mentaliteti).
shaqo po cne ti o ngarte po di te lexosh lexoje njehere shkrimin jo vetem titullin.
Korupsioni duhet luftuar fort nga ekzekutivi i shtetit, vecanrisht ne arsimin e larte ku disa pedagoge po i marrin studenteve nga 4oo e 500 mije leke per provim e nuk po i gjen gje, sic ndodh ne fakultetin e shkencave Tirane.Po ndodh nji tmerr i vertete.me keta hajdute e pijanece qe po vjedhin studentet e prinder me presione nga me te sofistikuar.Seksere po behen dhe disa pedagoge te tjere e nga rrethet.
Ryshvete po kerkojne pedagoget e universiteteve si ne fakultetin e shkencave ne Tirane me seksere edhe pedagoge nga rrethet e tjera
O Mero Mori, po pse vjedh edhe shkrimet nga gazetata e tjera dhe nuk u vendos burimin se ku jane botuar, nuk paske hequr dore nga kohet ku vidhje bizneset me presione dhe premtime per tendera kur ishe uturak te halja e Saliut. Ky shkrim eshte botuar sot tek gazeta Telegraf
O te befsha mutin mu ne drejtesine e ketij vendi ku shijne keto qelbesira te SHQUPIT, si u do qejfi.
Ky i firmes qenka nje legen burre se e beri hyrjen e pogradecit skandal dhe kur i kerkohet llogari i duket rryshfet nuk i dalkan 9milion e gjysem euro ketij legenit per te transportuar plehrat se i ka lene nga Udenishti dhe lumi i terhanit ne gjendje skandaloze ishte mesuar me ish kryetarin e komunes Udenisht me ryshfet ky sic duket prandaj i duket keq kur i kerkohet llogari.
Ore legen firme mos ndyj nderin e pogradecit por kerkoni llogari qeverise dhe firmes per perfundimin e punimeve
Ca jan kto firma rrugace qe bejn keshtu.. Nuk ju mjaftoi skandali qe perfituan per 900 meter rruge aq shume lek sa do e kishin shtruar gjithe pogradecin nga e para… Turp qeverise qe mban firma te tilla turpp…ku jane premtimet e kryeministrit dhe te haxhinastos qe tha se do perfundonin punimet kete sezon ..
Vetem te vjedhin e kan mendjen keta te pevlakut ngaqe moren tenderin 10 milioneuro per 1km me bekimin e rilindjes kujtojne se mund te skaterrojne nje qytet te tere plehrat .. te pacipet