Janë dy gëzime në një ditë për Bihane Osmanin, e cila sot ka festuar 60 vjetorin e sat të lindjes dhe 25 vitet e punës si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në sektorin civil.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është kujdesur personalisht që për Bihanen kjo ditë të ishte e paharrueshme dhe duket se ia ka dalë, pasi në fund civilja shpërthen në lot nga emocionet.
Një tufë lulesh, një organizim surprizë me të gjithë kolegët e punës dhe shumë urime shkuan për 60 vjeçaren civile, tek Laboratori MM.
“Mua më thanë që përveç 25 viteve që keni punuar këtu keni edhe fjalët më të jashtëzakonshme dhe më të mira nga të gjithë njerëzit që kanë punuar me ju”, i thotë Kodheli, Bihanes e cila pas këtij momenti ka vetëm lot.
“Ta gëzosh, të mira të kesh në familje, me bashkëshortin, me gjithë të dashurit”, e uron ministrja ndërsa e emocionuar ndan edhe videon.
“25 vjet shërbim për një civile në Forcat e Armatosura të Shqipërisë mertojnë të festohen. Zgjodhëm 60 vjetorin e Bihanes, Për t’i festuar të dyja bashkë”, shkruan Kodheli.