Video prekëse: vajza 2-vjeçare përpiqet të zgjojë nënën që gjendet pa ndjenja në dyshemenë e supermarketit

22 Shtator 2016, 19:25Sociale TEMA

Një video prekëse e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur një nënë e cila ka marrë një overdozë heroine, gjendet e shtrirë pa ndjenja në dyshme, ndërsa e bija 2-vjeçare përpiqet ta zgjojë.

Video është filmuar në një supermarket në Kansas, SHBA dhe tregon se sa e rëndë është varësia ndaj drogës.

Pamjet e filmuara me kameran e një telefoni celular, tregojnë gruan e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e supermarketit, ndërsa vajza 2-vjeçare qan gjatë gjithë kohës, ndërsa përpiqet ta zgjojë.

Ndërkaq, policia e Kansas-it ka deklaruar se ndaj gruas do të ngrihen akuza për rrezikimin e jetës së të bijës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje