Kufizime me ujë të pijshëm në disa fshatra të Tiranës!

22 Shtator 2016, 17:39Sociale TEMA

Ujësjellësi i Tiranës njofon se do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin: Zall Herr, Babrru e vjetër, Qinam, Cekrezë, Kallmet, Herraj, Babrru Shpat, Ferraj dhe Pinar.

Këto kufizime vijnë si pasojë e problematikave të shfaqura nga reshjet e dendura të ndodhura gjatë ditëve të fundit në burimin e Bovillës së Vjetër.

Stafi i UKT-së është duke punuar për rikthimin në normalitet të furnizimit në fshatrat e mësipërme në një kohë sa më të shkurtër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje