Van Basten do të punojë në FIFA: Është një nder i madh për mua

24 Shtator 2016, 14:52Sociale TEMA

Marco Van Basten ka nisur zyrtarisht punën në institucionin më të lartë të futbollit, FIFA-s.

Hollandezi ka marrë postin e administratorit të ri i deleguar për zhvillimin teknik.

Pas emërimit një nga sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit, u shpreh se ky besim i dhënë nga FIFA është një nder i madh për të.

“Besimi që më është dhënë për këtë rol të ri është një nder i madh për mua. Shpresoj të jap kontributin tim në këtë detyrë të re. Jam krenar për faktin që mund të punoj në FIFA, në shtëpinë e futbollit botëror” tha Van Basten.

Ndërkohë, presidenti i FIFA-s , Gianni Infantino, tha se emërimi i Van Basten është një pasuri e shtuar për këtë institucion, pasi hollandezi përvecse një legjendë e futbollit është gjithashtu një ekspert mjaft i zoti.

Van Basten do të nisë punën në FIFA javën e ardhshme./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje