Një vajzë 5-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në Aleppo, pasi një sulm ajror i vrau të gjithë familjen.
Një grup punonjësish humanitarë dëgjuan të qarat e vajzës, ndërsa arritën ta nxirrnin pas minutash të tëra qëndrimi nën rrënoja, ku e mitura e kishte të pamundur të lëvizte.
Ngjarja vjen pas bombardimit nga avionë të ushtrisë siriane të qytetit, ku nuk janë kursyer as civilët dhe familjet dhe fëmijët e vegjël.
Ndërokhë, qeveria siriane ka pranuar bombardimet që po kryhen prej dy ditësh, duke deklaruar se po goditen vetëm zonat e pushtuara nga rebelët dhe jo civilët.