Ky është derbi i tij i parë në krye të Partizanit dhe në këtë mënyrë kërkon që të marrë fitoren. Tekniku italian Adolfo Soromani dha përshtypjen e tij të parë për këtë sfidë të rëndësishme duke e cilësuar si një nga derbet që përjetohet si në gjithë botën.
“Jam informuar mjaftueshëm për rëndësinë që ka kjo ndeshje është, një derbi i cili përjetohet në të njëjtën mënyrë si të gjithë derbit në botë. Nga mënyra ime e konceptoj këtë takim si një përballje sportive dhe e tillë duhet të jetë, një ndeshje e bukur futbolli në të cilën ne do të përpiqemi të gëzojmë tifozët tanë. E kuptoj që kjo përballje është mjaft e ndjerë ,por në aspektiv sportiv është e rëndësishme edhe rezultati që do të arrijmë, duhet të mendojmë të fitojmë edhe për vazhdimësinë e Kampionatit.”
Ne vazhdim tekniku italian shtoi se pavarsisht se Tirana ka disa ndeshje që nuk fiton ndaj Partizanit ky nuk duhet të shihet si avantazh. Soromani theksoi se ai nuk do të firmoste asnjë rezultat tjetër përvec fitores.
“Nuk do ta konsideroja aspak avantazh që kundërshtari ka kaq ndeshje që nuk fiton përballë nesh , çdo ndeshje kështë një histori më vete. Mendoj se ne jemi një skuadër e mire, në fushë duhet ta tregojmë që jemi superior ndaj të tjerëve. Nuk është aspak serioze të themi që jemi më të mirë se kundërshtarët , ne vetëm duhet ta demostrojmë në fushë këtë fakt dhe për ta arritur kemi shumë nevojë për mbështjetjen e tifozëve , suporti i tyre është shumë i rëndësishëm për lojtarët tanë në fushë. Nuk futemi në asnjë ndeshje në fushë për të barazuar, mendoj se asnjë trainer nuk do të firmoste për barazim edhe në ndeshje të tilla.
Nëse do të fitojmë !! Një gjë është e sigurtë ne do të do të luajmë ndeshjen tonë , përballë do të jenë dy skuadra që duan ta fitojnë këtë takim dhe ky rivalitet e bën edhe më emocionues këtë ndeshje e cila sigurisht do të shoqërohet edhe me spektakël nga tifozeritë” tha Soromoni./f.b