Policia e shtetit ka publikuar masat që do të marrë për sfidën më të rëndësishme të kampionatit shqiptarë, derbit Partizani-Tirana që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e dielën në orën 19:00.
Masat e marra nga policia janë mjaft të larta, ku përvec policisë së Elbasanit të gatshëm do të jenë dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH-së).
Numri i policëve për këtë sfidë do të jetë rreth 300 forca, që do të ruajnë mbarëvajtjen për këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Një numër i lartë ky, për arsye për të shmangur cdo konflikt të mundshëm të të dyja tifozerive, pasi dihet rivaliteti i ashpër që kanë mes njëri-tjetrit.
Gjithashtu policia i kërkuar të gjithë tifozave që të kenë me vete kartat e identitetit, ndërsa do të ndalohet futja në stadium e sendeve të rrezikshme si fishekzjarret, shishe uji, cakmak, monedha hekuri etj.
Ndërkohë, do të ndalohet dhe parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena.”/f.b