Polica e Charlotte në Karolinën Veriore ka publikuar pamje të reja nga vrasja e të riut afro-amerikan, Keith Lamont Scott.
Pas një videoje të filmuar nga bashkëshortja e viktimës dhe të publikuar një ditë më parë, tashmë policia amerikane ka bërë publike pamjet e kamerës së trupit të njërit prej oficerëve, si edhe pamjet e kameras që gjendej në njërën nga makinat e policisë.
Në videon e filmuar nga kamera e trupit, tregohet Scott jashtë automjetit të tij me duart lart, por jo momenti kur qëllohet nga policia. Pas disa sekondave lëvizje ku nuk duket thuajse asgjë, Scott shfaqet tashmë i shtrirë dhe duke rënkuar, ndërsa një prej oficerëve kërkon t’i vendosë prangat.
Ndërkaq, në videon e dytë tregohet qartë se si Keith Lamont Scott mbeti i vrarë nga policia. i riu duket teksa zbret nga automjeti i tij, ndërsa dëgjohen të shtëna nga oficerët e policisë, pavarësisht se nuk duket të shfaqë ndonjë shenjë rreziku apo agresioni.
Por, autoritetet amerikanë bashkë me dy videot kanë publikuar edhe fotografitë e një pistolete dhe një qese me marijuanë, të cilat ata thonë se iu gjetën Scott në makinë.
Nuk e kuptoj pse i bejne rezistence policise kur e dine qe jane te humbur ne cdo lloj skenari???!!!! E kane kthye ne trend mos bindjen e komandave qe jep policia, dhe jane kaq idiot saqe revoltohen kur policia reagon ashper. Terrorizmi ka krijuar nje atmosfere shume te tensionuar, ku policia eshte shume e ndjeshme, dhe ka kode reagimesh qe sigurojne jeten e komunitetitdhe te policit. Ti besh rezistence komandave qe jep policia amerikane sot eshte e rrezikshme per jeten. Provoje po te duash….