Pyetje-përgjigje për ligjin e mbetjeve

24 Shtator 2016, 18:56Sociale TEMA

Të enjten në Parlament u votua një ligj që solli jo pak debat në shoqërinë shqiptare. Nuk janë pak skeptikët mbi këtë ligj, që ndoshta do të duhet të ishte shpjeguar më mirë përpara se të votohej. Por në çdo rast dhe pse është e udhës që të ketë më shuëm fakte dhe të vërteta që thuhen, ka më shumë politikë dhe kakofoni që tentohet të përhapet, duke nxjerrë konkluzione të parakohshme. Ndoshta siç ndodhi dhe me armët kimike ku shumëkush “u pendua” kur e kuptoi se s’kishte asnjë rrezik dhe plus kësaj, kishte dhe të ardhura marramendëse për vendin.

Është fakt që ligji i votuar të enjten në Parlament ndryshon nga ligji që Edi Rama Kryeministër anulloi mbledhjen e parë të qeverisë që drejtoi pas fitores në 2013.  Kjo sepse ka disa të vërteta të thjeshta që s’dihet për ç’arsye jot ë gjithë i artikulojnë. Politikë quhet dhe kjo ndodh dhe kur pandeh që je gazetar.

Pse nuk është ligji i njëjtë dhe pse ndryshon që në filozofi përpos teknikaliteteve?

Sepse nëse ligji Berisha lejonte importin e plehrave në Shqipëri në mënyrë qe ato të digjeshin apo depozitoheshin, ligji i ri e ndalon këtë gjë. Pra, së pari, ky ligj nuk cënon mjedisin (flasim për ligjin, sepse zbatimi i tij akoma s’ka nisur që të dalim në konkluzione). Pra në Shqipëri, edhe pas ligjit të votuar në Parlament të enjten e shkuar, plehrat ndalohen të importohen.

 Çfarë lejon ligji?

Ligji i ri lejon vetëm ato fabrika që e kanë sot liçencën për të ricikluar mbetje, që të importojnë mbetje të gjelbërta me kushtin që ato të riciklohen, për tu ripërdorur më pas për ngrohje apo ambalazhim. Ligji i ri nuk lejon këdo të importojë mbetjet e letrës, drurit, plastikës apo aluminit. Por vetëm ato fabrika që mbetjet drusore mund t’i kthejnë në pelet për ngorhje. Që ambalazhet e përdorura të letrës mund t’ kthejnë në letër të riciklueshme. E njësoj me kauçukun apo aluminin.

Ç’thotë BE-ja ku duam të aderojmë?

Riciklimi është një praktikë që ndodh në çdo vend të Bashkimit Europian dhe këto lloj mbetjesh të riciklueshme nuk quhen plehra në asnjë vend të zhvilluar, pasi kanë vlerë. Ato blihen dhe shiten.

Por, pse import dhe jo mbetjet vendase?

Shumëkush me të drejtë shtron këtë pyetje. Në fakt edhe për këtë nëse i qëndrojmë standartit të BE-së, përgjigja është e thjeshtë: Në Shqipëri industria ricikluese është ende në fazat fillestare. Ende në kulturën tonë nuk egziston ndarja e mbetjeve me qëllim riciklimi. Po të flasësh me sipërmarrësit e kësaj fushe, ata sigurisht thonë se mbetjet e gjendura në Shqipëri do të përdoren patjetër për riciklim pasi kushtojnë më lirë, por hë për hë ato nuk mjaftojnë. Pikërisht prandaj, duke zhvilluar edhe në Shqipëri si në çdo vend te BE-së një industri ricikluese, ndihmohet mjedisi dhe ndërgjegjësohet shoqëria që të përdorin materiale të riciklueshme, që të fillojmë edhe ne shqiptarët  të bëjmë ndarjen e mbetjeve në ato që riciklohen e në plera që më pas asgjesohen.

Kostoja elektorale përballë logjikës ekologjike  dhe ekonomike:

Të shumtë janë edhe ata që sot thonë: Pse nuk e la për pas zgjedhjeve këtë vendim se do t’i kushtojë qershorin e ardhshëm. Ndoshta kanë të drejtë, qeveria është zgjedhur të marrë dhe vendime që I mendon të drejta dhe merr parasysh koston. Fakti që Rama ka “marrë guximin” të votojë këtë ligj të bën të besosh se s’është aq naiv sa të mos e dijë dhe ai vetë se nëse do kalonte ligjin “Berisha”, ai do kishte kosto të jashtëzakonshme. Mesa duket, Rama ka  bërë disa llogari të tjera që ne i kuptuam me vonesë në rastin e armvëve kimike. Industria ricikluese në Shqipëri duhet të zhvillohet. Aty janë të punësuar rreth 30 mijë persona dhe janë investuar mbi 200 milionë euro. Shqipëria nuk e ka luksin t’i vërë kyçin industrisë ricikluese, jo vetëm pasi nuk bën asnjë sens ekonomik, por edhe sepse është një sipërmarrje që nuk e dëmton mjedisin, përkundrazi e mbron atë.  Mjedisi do të demtohej shumë më shumë nga pemë të prera për tu ngrohur apo prodhuar letër e amballazh sesa nga riciklimi i drurit apo i letrës.

Faktet:

Në çdo vend të botës, në epokën e medias sociale vendime të shumta të qeverive shkaktojnë debat. Nuk ka asgjë të keqe të ketë debat, por në këtë rast është mirë që debati të zhvillohet mbi një themel të vërtete. Dhe e vërteta është se ligji i ri NUK LEJON IMPORTIN E PLEHRAVE. Ligji i ri mundëson importin e mbetjeve të gjelbërta si druri, letra, alumini dhe plastika të cilat janë tërësisht të riciklueshme dhe riciklohen në çdo vend të Bashkimit Europian. Ndaj të debatojmë, por të debatojmë mbi te vërteta, jo mbi fobi të së shkuarës./ Lexo.al

1 komente në “Pyetje-përgjigje për ligjin e mbetjeve”

  1. Flamur says:

    E para: Nuk është ‘penduar’ kush për armët kimike, dhe përfitimet janë vetëm më kokën tënde dhe të kryeministrit se nuk doli shtet tjetër ti merrte ato përfitime dhe u detyruan ta bëjnë në det të hapur tërë procesin. Helmet I përfituan peshqit e Mesdheut dhe kushedi sa të lumtur janë e ja dinë për nder Ramës.
    E dyta: Nuk është e vërtetë që ligji I Berishës lejonte të digjeshin e depozitoheshin mbetjet, kjo është gënjeshtër, a lejonte të njëjtën listë të gjelbër si ligji I ri.
    E treta: Është idiotësi të mendosh se duhet ti mbajmë lë punë fabrikat derisa të bëhet kulturë ndarja e mbetjeve. Ndarja e mbetjeve nuk ka të bëjë me kulturën, është shteti që e bën atë punë dhe I detyrin së pari bizneset të mbledhim e ndjanë mbetrinkt. (një supermarket pranë shtëpisë time I mbush 2 herë në ditë kazanët e plehrave me kuti kartoni e grumbuj plastike, pse nuk e detyron shteti atë ti mbajë ndaras siç bën në Gjermani shteti)
    Pastaj pse nuk I vihet një çmim shisheve plastike që njerëzit ti kthejnë, në Gjermani është 25 cent po në Shqipëri mund të jetë 10 lek të vjetra. Po shishet e qelqit pse mos kenë çmim kthimi pas përdorimi siç kishte për shishet para 90-tës
    Pse nuk ka pika për mbledhjen e letrës si gjatë atyre viteve? Se Rama e qeveria e tij si ata përpara tij është I paaftë.
    E katërta: shifra prej 30mijë të pumsuarish është mashtrim I hapur. Quhet I punësuar edhe një rom dhe fëmijët e tij që sjellin kanaçe e bidona në pikat e riciklimit. Të punësuar janë ata që kanë kontrata e paguajnë sigurime, na jepni numrin e atyre që janë të punësuar të rregullt. Është e sigurtë që nuk janë me shumë se 150 vetë.
    E pesta: ku shkojnë mbetjet nga procesi I riciklimit të mbetjeve. Çdo proces përpunimi krijon mbetje. Ku depozitohen apo shkatërrohen këto mbetje? Vendet e BE e kryjnë procesin riciklimit për t’i zvogëluar sasitë e këtyre mbetjeve në tokën e tyre dhe në fund kanë vende të caktuara depozitimi dhe incenerarorë për ri depozituar ose shkatërruar.
    E gjashta: pse qeveria do të ndihmojë një biznes që ka bërë llogaritë gabim kur ka investuar. Kështu I bie që duhet të ndihmojë çdo biznes. Psh nëse dikush që ndërton fabrikë çokollatash mbi nevojat e vendit…ça do bëjë qeveria…do detyrojë fëmijët në shkolla të hajnë nga 1 në të paktën 2 çokollata në ditë për të ndihmuar biznesin që punon me gjysëm kapaciteti. Kjo është çmenduri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje