Tekniku i Tiranës, Ilir Daja, ka folur në konferencën për shtyp për derbin e nesërm kundër skuadres se Partizanit.
Trajneri kryeqytetas u shpreh se tashmë është koha që në derbi të triumfojë Tirana per te gezuar tifozerine e tyre.
Gjithashtu, Daja theskoi se këtë takim do të shohin si një ndeshje të rradhës duke i hequr në një farë mënyre presionin lojtarëve të tij.
“Lojtarët kanë punuar dhe duhet ta interpretojnë këtë si ndeshjen e radhës edhe pse ndaj Partizanit mbetet një sfidë e veçantë. Do të kërkojmë të kënaqim tifozët tanë.”
Ndërkohë, Daja nuk la pa përmendur edhe thumbimet e lojtarit të Partizanit, Gëzim Krasniqi, i cili u shpreh se Tirana feston edhe kur barazon ndaj të kuqëve.
“Krasniqi duhet ta dijë shumë mirë që Partizani nuk fiton një titull që prej 20 vjetësh por nuk besoj se m’u adresua mua me deklaratën e tij” tha Daja.
Në fund trajneri i bardhebluve i bëri thirrje arbitrave që të tregohet profesionistë në këtë sfidë të rëndësishme, pasi sipas tij në derbet e fundit Tirana është penalizuar disa herë./f.b