Derbi, Partizani grumbullohet në Elbasan

24 Shtator 2016, 16:26Sociale TEMA

Ekipi i Partizanit ka udhëtuar drejt qytetit të Elbsanit, ku është grumbulluar për sfidën e nesërme kundër Tiranës.

Pjesë e skuadrës për derbin e nesërm nuk do të jetë qëndërmbrojtësi Renato Malota, pasi nuk arriti dot që të rikuperohej në kohë për këtë sfidë të rëndësishme.

Ndërsa pjesa tjetër është e gjitha në dispozicion të teknikut Adolfo Soromani.

Ndërkohë, që është parashikuar që të kryhet edhe seanca e fundit stërvitore në këtë qytet, që do të bëhet në Kompleksin Sportiv “Pepa”.

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Një sfidë e cila pritet që të dhurojë spektakël si brenda fushës ashtu dhe në shkallët e stadiumit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje