Pas disa ndeshjeve zhgënjyese Manchester United është rikthyer tek fitorja. “Djajtë e Kuq” arritën një fitore bindëse kundër Leicesterit në “Old Trafford” me rezultatin 4-1. Një fitore që shuan për momentin zërat kritkë, si ndaj Mourinhos ashtu dhe ndaj skuadrës.
Vendasit arritën që ta mbyllnin ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar katër gola. i pari që hapi serinë ishte mbrojtësi Smalling, duke vijuar më pas me Juan Matën, Rashford dhe mesfushorin Pol Pogba.
Ndërsa kampionët në fuqi të “Premier League”, Leicester goli i vetëm u shënua nga Garay në minutën e 59-të.
Pas kësaj fitoreje Manchester United ka 12 pikë të grumbulluara./f.b