Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj i ka dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij Peskarës në sfidën kundër Genoas.
Manaj i cili u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes duke u zëvëndësuar me shqiptarin tjetër Ledian Memushaj arriti që të shënojë në fundin e takimit ndaj Genoas në transfertë.
Sulmuesi kuqezi shënoi pas asisit të marrë nga Zampano duke e dërguar topin në fund të rrjetës. Ky është goli i tij i dytë me fanellën e Peskarës duke treguar dhe njëherë që është një sulmues me mjaft pontencial./f.b