Partizani, sulmi vijon të mos bind, mbrojtja perfekte

26 Shtator 2016, 15:17Sociale TEMA

Barazimi i djeshëm në derbi kundër skuadrës së Tiranës, tregoi dhe njëherë se Partizani vuan mungesën e golit.

Pavarsisht se të kuqtë arritën që të bënin një lojë mjaft të mire, finalizimi përpara portës është ende një ccështje që nuk po zgjidhet në kampin  e kuq.

Sulmuesi Ekuban, edhe pse është një lojtarë me mjaft potencial, nuk po arrin dot që të jetë rezultativ përpara portës pasi në këto katër javë të para të kampionatit ka arritur të shënojë vetëm një gol.

Kjo u pa më së miri dhe në derbin ndaj bardhebluve, ku Partizani arrinte që të krijonte një numër të lartë aksionesh dhe rastesh, por në momentet e finalizimit kishte mangësi.

Një detaj që vetë tekniku italian, Adolfo Soromani, e vuri në dukje pas përfundimit të ndeshjes, duke u shprehur se problem i mos shënimit të golave ka të bëjë me një ngërcc psikologjik që po vuajn sulmuesit.

Por, një ngërcc që tekniku italian duhet t’i japë një zgjidhje sa më të shpejt, pasi në këtë kundërt do ta vuajë shumë në vazhdimsinë e kampionatit, dhe duhet të gjejë një sulmues që të garatojë gola.

Megjithatë, një nga repartet që tek Partizani ka bindur plotësisht është mbrojtja e cila deri më tani ka treguar një nivel mjaft të lartë./Fatjon Baze, TemA TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje